TotaEnergies akuzohet për krime kundër njerëzimit në Mozambik
Gjigandi francez i energjisë, Total, është vënë formalisht nën akuzë për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe torturë lidhur me një masakër në impiantin e gazit në Mozambik. Akuza është depozituar në nëjë gjykatë në Paris dhe është hartuar nga Qendra Europiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut sipas të cilës, TotalEnergies është bashkëpunëtor në të ashtuquajturën masakra e konteinerit për shkak se ka financuar direkt dhe mbështetur materialisht ushtarët e Mozambikut në mbrojtjen e impiantit nga një kryengritje të lidhur me ISIS.
Sipas akuzës, ushtarët kanë torturuar, lënë pa ushqim, asfiksuar, ekzekutuan apo zhdukën rreth 200 njerëz nga qershori në shtator 2021.
Paditësit pretendojnë se përfaqësues të Total kanë qenë në dijeni të shkeljes sistematike të të drejtave të njeriut, e megjithatë vijuan të mbështesin ushtarët.

Add new comment