Felipe VI: Të ruajmë raportet me ShBA. Humbasim të gjithë nga shkëputja e tyre

Postuar në 11 Janar, 2026 10:10

Mbreti i Spanjës Felipe VI ka paralajmëruar pëe shkëputjen e plotë të marrëdhënieve mes ShBA dhe Europës, duke nënvizuar pasojat që do të vinin nga ky zhvillim. Ai ka bërë thirrje që raportet të ruhen dhe se një gjë e tillë kërkon durim, diplomaci dhe kurajë. 

Ne hunbasim të gjithë nga erozioni i kësaj lidhjeje. Dhe nuk dua të shtroj këtu se çfarë pasojash ka shkëputja e plotë e saj për këdo

ka thënë ai në fjalën e mbajtur para ambasadorëve. 

Felipe ka rikujtuar se lidhja me ShBA lindi nga hiri i Luftës II Botërore për të siguruar demokracinë, multilateralizmin dhe të drejtat e njeriut dhe “rregullat e lojës”.  Duke nënkuptuar rrëmbimin e Maduros, Felipe V ka theksuar se protagonistë të së ardhmes së Venezuelës duhet të jenë qytetarët e saj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.