Sindroma e Havanës, një pajisje që prodhon valë dyshohet si shkak

Postuar në 13 Janar, 2026 23:40

Zyrtarë të SHBA-së po studiojnë prej afro 1 viti, një pajisje që prodhon valë radio me pulsim, e cila, sipas disa burimeve, mund të jetë shkaku i incidenteve të njohura si “Sindroma e Havanës”. 

Sipas të njëjtave burime pajisja nuk është plotësisht ruse, por përmban komponentë rusë.  

Një nga pyetjet kryesore për zyrtarët ka qenë si mund të prodhohej një pajisje kaq e fuqishme, sa të shkaktonte dëme të raportuara nga disa viktima, që të ishte gjithsesi e transportueshme. 

Burimet thonë se pajisja mund të mbahet në një çantë shpine. 

Sigurimi i kësaj pajisjeje ka rikthyer debatet e ndërlikuara brenda qeverisë amerikane rreth Sindromës së Havanës, e njohur zyrtarisht si “episodet anormale të shëndetit”. 

Kjo sëmundje misterioze u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2016, kur një grup diplomatësh amerikanë në Havana, Kubë, raportuan simptoma të ngjashme me traumat në kokë, përfshirë marramendje dhe dhimbje koke ekstreme. 

Në vitet në vijim, janë raportuar raste të ngjashme në mbarë botën.

Një degë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Hetimet e Sigurisë Kombëtare, bleu pajisjen për miliona dollarë në ditët e fundit të administratës Biden, duke përdorur fondet e ofruara nga Departamenti i Mbrojtjes. 

Sipas të njëjtave burime, zyrtarët paguan një shifër me tetë zero për këtë pajisje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.