Rusia përfshihet në incident diplomatik me Izraelin

Postuar në 13 Janar, 2026 14:46

Federata Ruse është përfshirë në një incident diplomatik me Izraelin për një datë përkujtimi historik. Me një vendim zyrtar, Federata ka shpallur 19 prillin si Ditën Kombëtare të Kujtimit të Genocidit Nazist ndaj Popullit Sovjetik.

Ndërsa është problematike që Federata Ruse përkujton një akt ndaj Bashkimit Sovjetik dhe jo strikt rusëve, ankesa izraelite ka ardhur për një arsye tjetër. Në një njoftim në rrjetin “X”, Qendra Botërore për Kujtimin dhe kërkimet për Holokaustin, Yad Vashem, e ka cilësuar datën dhe përshkrimin e saj si deformues në planin historik.

Sipas qendrës, Federata Ruse hesht dhe nuk përmend krimet monstruoze të Holokaustit kryer specifikisht ndaj hebrenjve për qëllime politike të ditës.

Ligji i ri i Rusisë fshin efektivisht dimensionin e dallueshëm hebre të Shoah, pavarësisht faktit se ata ishin që nga fillim shënjeshtra fillestare e genocidit nazist

shkruan qendra. Që e kërkon dallimin për shkak se sipas saj Zgjidhja Finale u hartua dhe realizua duke patur parasysh hebrenjtë.

Një tjetër arsye që jepet është edhe fakti se 19 prill shënon nisjen e revoltës së Getos së Varshavës që clësohet si “një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës hebreje gjatë LIIB”. 

Rreth kësaj deklarate, ambasasdori i Rusisë në Izrael, Anatoly Viktorov, ka nisur një letër për kreun e Yad Vashem, Dani Dayan, përmes së cilës shprehet se është ndier i shqetësuar dhe acaruar nga qëndrimi i mbajtur dhe sidomos akuza e deformimit të historisë.

Viktorov nënvizon se caktimi i 19 prillit si ditë përkujtimore për genocidin nazist, lidhet me 19 prillin 1943, kur u lëshua edhe urdhëri i parë legal për ndëshkimin e atyre që ishin përgjegjës për shënjestrimin e asgjësimit të popullsive civile, mes të cilëve ishin dhe qytetarë të ndryshëm sovjetikë, të etnive dhe besimeve fetare të ndryshme.

Viktorov kujton se Rusia është nismëtare e Rezolutës 60/7 të OKB-së që cakton Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.