Shërbimi rus i zbulimit: Antikrishti i Konstandinopojës po tenton t'i japë Autoqefalinë Kishës Malazeze

Shërbimi rus i Zbulimit, SVR ka clësuar Patriarkun Ekumenik të Konstandinopojës, Bartholomeu si jë Antikrisht në shërbim të shërbimeve britanike. Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e vet online, SVR referon “informacione të mbledhura që sugjerojnë se Bartholomeu po vazhdon aktivtetet e veta skizmatike”. Konflikti ka të bëjë me vendimet e Patriarkanës Ekumenike për të marrë në kontroll kishat në Ukrainë dhe në Balltik.
I mbështetur në aleatë ideologjikë në formën e nacionalistëve lokalë dhe neo-Nazistë, ai po përpiqet të rebelojë kishat ortodokse lituaneze, letoneze dhe estoneze kundër Patriarkatit të Moskës duke joshur priftërinjtë e tyre dhe rreshtuar në struktura kukull të krijuara artificialisht nga Konstandinopoja
thuhet në deklaratë.
Termat e përdorur janë shumë të rëndë pasi flitet për “tradhëti” mes të cilave synohet ndër të tjera që të sulmohet edhe “Kisha veçanërisht e pabindur Serbe” duke i dhënë autoqefalinë Kishës të panjohur zyratrisht të Malit të Zi. Shërbimi e mbyll deklaratën me citimin e Predikimit në Mal ku flitet për profetët e rremë:
Ata vijnë tek ju me rrobat e qingjit, por së brendshmi janë ujq të uritur. Do t’i njihni nga veprat e tyre

Add new comment