BE-ja shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Postuar në 29 Janar, 2026 21:35

Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord të enjten të shpallin Gardën Revolucionare të Iranit një "organizatë terroriste", pas një shtypjes së protestave masive në Teheran.

"Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje", shkroi shefja e politikës së jashtme Kaja Kallas në X. "Çdo regjim që vret mijëra njerëz të vet po punon drejt shkatërrimit të vet".

"Kjo do t'i vendosë ata në të njëjtën pozitë me al-Kaedën, Hamasin, Daesh-in", tha Kallas më parë, duke përdorur një akronim arab për grupin Shtet Islamik (IS). "Nëse vepron si terrorist, duhet edhe të trajtohesh si terrorist".

Blloku prej 27-vendesh sanksionoi edhe 15 zyrtarë iranianë, përfshirë komandantët e lartë të Gardës Revolucionare, për shtypjen e dhunshme ndaj protestuesve që ka lënë mijëra të vdekur.

Irani nuk reagoi pas këtij vendimi por ditët e fundit, Teherani e ka kritikuar Evropën ndërsa po shqyrtonte këtë veprim. Vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, e kanë quatur Gardën si një organizatë terroriste.

Masat e fundit të BE-së, ndonëse kryesisht simbolike, shtojnë presionet ndërkombëtare mbi Republikën Islamike, e cila përballet me një kërcënim për veprime ushtarake nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në përgjigje të vrasjes së demonstruesve paqësorë dhe për shkak të ekzekutimeve të mundshme masive.

Protestat e fundit të Iranit filluan më 28 dhjetor për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin. Ato u përballën me një përgjigje të egër, shkalla e plotë e së cilës filloi të shfaqej vetëm pas më shumë se dy javësh ndërprerje të internetit në të gjithë vendin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.