Garda Revolucionare

BE-ja shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Postuar në 29 Janar, 2026 21:35

Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord të enjten të shpallin Gardën Revolucionare të Iranit një "organizatë terroriste", pas një shtypjes së protestave masive në Teheran.

"Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje", shkroi shefja e politikës së jashtme Kaja Kallas në X. "Çdo regjim që vret mijëra njerëz të vet po punon drejt shkatërrimit të vet".

Kreu i Gardës Revolucionare në Iran! E shtuna dita e fundit e protestave. Mos dilni në rrugë!

Postuar në 29 Tetor, 2022 15:41

Kreu i Gardës Revolucionare Iraniane, gjeneral Hossein Salami, ka deklaruar se e shtuna është dita e fundit e protestave që kanë nisur në vend që me vdekjen e 22 vjeçares kurde, Mahsa Amini, që ishte në mbrojtjen e policisë së moralit.

Mos dilni në rrugë! Sot është dita e fundit e protestive…Ky plan djallëzor është i krijuar në SHBA dhe regjimin sionist…Mos e shisni nderin tuaj tek Amerika dhe mos i qëlloni me shuplakë në fytyrë forcat e sigurisë që po ju mbrojnë

Kryediplomati i Iranit: Nuk kam asgjë në dorë, politikën e jashtme e bën Garda Revolucionare  

Postuar në 27 Prill, 2021 09:30

Kryediplomati iranian, Mohammad Javad Zarif, është në një moment të sikletshëm pas publikimit të një bisede të tij me një gazetar, të cilit i thotë se Garda Revolucionare elite kishte më shumë ndikim në punët e jashtme dhe dosjen bërthamore të vendit sesa ai. Ky detaj nxjerr në pah natyrën e lidhjes që ka qeveria iraniane me Gardën Revolucionare.

Subscribe to RSS - Garda Revolucionare