Tsipras synon një të majtë të bashkuar për të mundur Mitsotakis

Postuar në 31 Janar, 2026 15:18

Alexis Tsipras, ish-kryemiistri i majtë i Greqisë është duke u përpjekur për krijimin e një koalicioni të spektrit të majtë, me synim rotacionin në vend.

Mediat greke raportojnë për krijimin prej Tsipras të një grupi pune për hartiin e një platforme që synon bashkimin e tri rrymave: socialdemokratëve, të majtës radikale dhe ekologjistëve.

Tsipras ka caktuar ish-reformatorin e PASOK-ut, Giorgios Siakantaris si drejtues të punës në të cilin bëjnë pjesë edhe Nikos Raptis nga “Kosmos” e Petros Kokkalis dhe Aris Stylianou nga E Majta e Re. Tsipras pretendon se nuk bëhet fjalë për një qasje pragmatike, por për një dialog nga poshtë-lart për sintetizimin e një programi të ri, “si alternativë ndaj dominimit të neoliberalizmit”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.