Ministri i Jashtëm i Zvicrës akuzohet në Hagë për ndihmë ndaj genocidit izraelit në Gaza

Postuar në 04 Shkurt, 2026 16:41

Një grup prej 25 avokatësh zviceranë kanë bërë kallëzim në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve ndaj ministrit të Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis.

Ata e akuzojnë ministrin për ndihmë në krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe genocid në Rripin e Gazës. Cassis akuzohet se nuk ka arritur të ndalë bashkëpunimin ushtarak mes Zvicrës dhe Izraelit dhe se nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të parandaluar përshkallëzimin vdekjeprurës në konfliktin në Gaza.

Akuza të ngjashme janë ngritur në vitin 2025 edhe në Francë dhe Itali ndaj presidentit Macron dhe kryeministres Meloni si dhe ministrave përkatës të Mbrojtjes dhe të Jashtëm.

Izraeli është vënë edhe nën hetim të OKB-së më 16 shtator 2025 si pasojë e të cilit u konkludua se në Gaza është kryer genocid nisur nga veprimet e ndërmarra, shkaku i të cilave nuk referohet me asnjë politikë sigurie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.