Kalifornia rregullon me ligj përdorimin e Inteligjencës artificiale në proceset gjyqësore

Postuar në 31 Janar, 2026 19:31

Senati i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar të entjen që shkoi një ligj sipas të cilit të gjithë avokatët duhet të verifikojnë saktësinë e të jitha materialeve të prodhuara nga inteligjenca artificiale përfshirë citime të rasteve të ndryshme në përpilimin e dosjeve për në gjykatë. I njëjti ligj ndalon edhe arbitruesit që të delegojnë vendimet te modelet gjenerative të Inteligjencës Artificiale apo edhe të bazohen në informacione të gjeneruara prej IA pa u treguar paraprakisht palëve të përfshira në mosmarrëveshje.

Masa vjen pas një përvoje jo të vogël në shtetin në fjalë, në kuadër të së cilës janë gjeneruar edhe hollësi fiktive të quajtura si “haluçinacione” që kanë çuar edhe në sanksione. Me ligjin në fjalë, avokatëve u kërkohet të verifikojnë saktësinë e materialeve, korrigjojnë dhe të eleminojnë përmbajtje të njëanshme apo paragjykuese.

Teksa IA po bëhet përherë e më e zakonshme në sistemin ligjor, ne kemi nevojë për garanci për të mbrojtur konfidencialitetin e klientëve dhe siguruar që të jenë njerëzit dhe jo algoritmet që marrin vendimet ligjore

është shprehur nismëtari i ligjit, senatori Tom Umberg.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.