Greqia në dilemë për pjesëmarrje në Bordin e Paqes

Mediat greke raportojnë për një dilemë diplomatike të Athinës zyrtare sa i takon pjesëmarrjes në Bordin e Paqes, iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ideja anashkalon OKB-në dhe bie ndesh me rezolutën 2803/25 që përfaqëson planin e paqes për Gazën, ndërkohë që nga Bashkimi Europian, ftesës së Trump I janë përgjigjur pozitivisht deri më tani Hungaria dhe Bullgaria, ndërkohë që Gjermania dhe Franca kanë një qëndrim shumë të ashpër kundër.
Dilema greke buron nga vendosja mes dy zjarreve, BE-së dhe ftesës së Trump nga ana tjetër. Sipas gazetës greke “Kathimerini”, Athina zyrtare po ndjek aktulaisht si udhëzues, qëndrimin e Italisë, në krye të të cilës është Meloni me marrëdhënie shumë të mira personale me presidentin amerikan dhe një rol qendror në BE. Duke qenë një fuqi mesdhetare me bashkëpunim të thelluar me Turqinë, Italia shihet në Athinë si një fuqi me ndikim në rajon. Vetë Turqia do të jetë pjesë në Bordin e Paqes që po shihet si përpjekje për të riformësuar balncat në rajonin e Lindjes së Mesme.

Add new comment