Arkiv-Lajme të përditësuara
Agimi i Artë kërcënon me dhunë emigrantët dhe deputetët
Në një takim zgjedhor të partisë, kandidati për deputet i partisë Agimi i Artë, Ilia Panajotaros, lajmëroi qasjen e kësaj partie për trajtim më të mirë të grekëve në spitale dhe jo si të barabartë me emigrantët.
"Nëse Agimi i Artë hyn në Parlament, do të bëjë bastisje në spitale dhe kopshte dhe do të hedhë në rrugë emigrantët e paligjshëm dhe fëmijët e tyre, që qëndrojnë në një vend me grekët dhe trajtohen si ata”, tha kandidati nën duartrokitjet e simpatizantëve, që në zgjedhjet e 6 Majit, i bënë neonazistët një forcë parlamentare.
Ankesat për ilaçe, penalizime për farmacitë abuzuese
Ilaçet në Shqipëri shiten nga njerëz të padiplomuar dhe jo nga farmacistët. Sipas Urdhërit të Farmacistit, në shumicën e rasteve, këta njerëz shesin medikamente në mënyrë të kundërligjshme pa recetën e mjekut. Për këtë, Urdhri i Farmacistit ka ngritur një strukturë për mbikqyrjen profesionale, që do të koordinojë me këshillat e rretheve inspektime dhe verifikime të hollësishme në çdo farmaci.
Të përndjekurit protestë para Kuvendit, shoqërohen në polici
Një grup të përndjekurish politik, në kohën kur në parlament diskutohej për Presidentin e ri të Republikës, protestuan para këtij institucioni për dëmshpërblimin e pa marrë si dhe i kërkuan politikës që presidenti i ri të jetë një ish i përndjekur politik.
Te vendosur para parlamentit dhe të lidhur me zinxhirë, protestuesit janë larguar nga policia pasi sipas bluve të kryeqytetit, këta persona nuk kishin marrë leje për protestën.
“Tobin Tax”, Merkel kërkon mbështetjen e Hollande
Kancelarja gjermane shpreson të marrë përkrahjen nga presidenti francez Francois Hollande për të ashtuquajturën “Tobin Tax”, ose taksa e transaksioneve financiare.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert duke saktësuar se Merkel synon të marrë mbështetjen e Hollande gjatë samitit që do të mbahet në Romë më 22 qershor e ku janë të ftuar të kryeministri italian, Mario Monti, përvec kancelares gjermane, edhe presidenti francez Hollande dhe kryeministri spanjoll Rajoy.
Plani spanjoll, bursat përgjigjen pozitivisht
Tregjet në Europë dhe Azi u përgjigjen pozitivisht pas lajmit se ministrat e eurozonës i dhanë bekimin planit të shpëtimit për bankat spanjolle, nje ndihmë që do ti kalojë 100 miliarde eurot.
Në orët e para të mengjesit bursa e Madridit, Ibex u rrit 4.5 %, ajo e Parisit CAC 40, me 1.8 %, DAX e Frankfurtit me 2.3 % dhe FTSE 100 e Londres ne 1.7 %. Me heret Nikei ne Tokio u mbyll me 2.0%.
Euro u rrit me me shume se nje cent kundrejt dollarit.
Pranimet në universitete, sivjet 2700 kuota më tepër
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar kuotat për pranimet në universitete publike në vitin akademik 2012 – 2013. Në total ato numërojnë 26072 studentë të rinj, që priten të ulen në audiorët e institucioneve të arsimit të lartë, ndërkohë që nëse i krahasojmë me tabelën e kuotave të vitin të kaluar rezulton se ato janë 2747 kuota më tepër.
Aplikimet online, vendorët pa internet e informacion
Bashkitë dhe komunat në Kukës e Shkodër nuk kanë internet apo nuk e njohin fare aplikimin on-line për të përfituar nga projektet e qeverisë dhe donatorëve. Aplikimi online për projekte që lidhen me përmirësimin e jetës së komunitetit, është dicka e re për njësitë vendore, pasi drejtuesit e tyre sorollaten nëpër institucione për një kohë të gjatë duke pritur financime. Por nëpër komunat e bashkitë e këtyre dy qarqeve ose nuk ka fare linjë interneti, ose kjo praktikë nuk njihet ende.
Rritet kosto e prodhimit
Biznesi shqiptar rrezikon të zhytet më thellë në krizën që vjen nga mungesave e likuditeteve.
Bulqizë, minatori i sëmurë me dializë, punon për të mbijetuar
Minatori 45-vjecar Kujtim Kaja, i sëmurë prej tre vitesh është i detyruar që në orët e para të mëngjesit, tu drejtohet stogjeve të kromit që kanë mbetur pa u zënë në Qafën e Buallit, për të siguruar kështu të ardhura për të mbajtur 7 anëtarë të familjes.
Në kushtet, kur puna që bën i merr pjesën më të madhe të ditës, 45-vjecari i cili ka punuar në thellësitë e tokës, prej 25 vitesh është i detyruar të kryejë dhe dializën. Kujtimi shprehet se është i detyruar pasi shtëpinë e ka larg dhe nuk mund të shkojë atje një herë në 6 orë, për të kryer procesin e dializës.
Francë, Exit-Polls, rezultat mjaft i ngushtë
Rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare franceze tregojnë një rezultat mjaft të ngushtë mes Socialistëve të Presidentit Fransua Hollande dhe partisë së djathtë, UMP të Nikolas Sarkozy.
Sondazhet e para tregojnë se dy partitë ndodhen “kokë më kokë” me rreth 35 përqind të votave të numëruara.
Sipas ekspertëve, një fitore e socialistëve do t’i jepte mandatin Hollande që të vazhdonte me politikën e rritjes së taksave për të pasurit dhe të politikave të tjera fiskale që ka paralajmëruar.
