Arkiv-Lajme të përditësuara

Shqetësim global për krizën financiare në Europë

Postuar në 06 Qershor, 2012 05:11

Shqetësim botëror ka shkaktuar kriza në zonën e euros, e cila tashmë kalon nga Greqia në Spanjë, vendi me ekonominë e katërt më të madhe në eurozonë. Ministri spanjoll i Financave pranoi se vendi i tij tani është jashtë tregjeve financiare, por Madridi vendosmërisht refuzon të futet në mekanizmin e shpëtimit dhe kërkon financim të drejtpërdrejtë evropian të bankave të tij. Me një ton dramatik, kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy i bëri thirrje BE për të ndërmarrë një veprim vendimtar, i cili do të mbrojë nga shkatërrimi vendet që përballen me probleme ekonomike.

BE, masa për të mbrojtur bankat

Postuar në 06 Qershor, 2012 05:09

Në mesin e krizës trevjecare të Eurozones, Bashkimi Europian ka hartuar plane te reja per mbrojtjen e taksapaguesve nga deshtimi i bankave. 

Siria shpall diplomatët amerikanë dhe evropianë, të padëshiruar

Postuar në 05 Qershor, 2012 14:49

Siria ka shpallur 17 diplomatë, përfshirë këtu ata amerikanë dhe europianë si “persona të padëshiruar”. Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Sirisë u bë disa ditë pasi shtetet perëndimore dëbuan diplomatët e Sirisë, për shkak të masakrës së 108 njerëzve në Houla, në fund të muajit Maj. 

Banka Islamike vjen me 100 biznese

Postuar në 05 Qershor, 2012 14:47

Kanë para dhe janë të gatshëm të investojnë kudo, sidomos në ato vende, që i konsiderojnë partnere të ngushta. 

Në tre vitet e fundit, bankat arabe janë treguar agresive në sektorin e investimeve, kryesisht në rrugë, po tashmë po shikojnë gjetkë, duke tentuar edhe turizmin. Më parë, prezenca e tyre është ndier në sektorin e hotelerisë, por potencialet janë më të mëdha, dhe në konferencën që pritet të zhvillohet nesër në Tiranë, sipërmarrja shqiptare ka mundësi të zgjerojë kontaktet me kompani të njohura.

Ukrainë, Parlamenti miraton rusishten si gjuhë të dytë zyrtare

Postuar në 05 Qershor, 2012 14:45

 Parlementi ukrainas votoi të martën në leximin e parë një ligj që bëhet de facto, sipas opozitës, për të bërë rusishten gjuhën e dytë zyrtare në këtë vend duke ngjallur manifestimin e mijëra personave pro dhe kundër tekstit. 

Ligji u votua nga 234 deputetë pro-pushtetit në Verkhovna Rada që numëron 450 parlamentarë. Vetëm dy deputetë u shprehën kundër tekstit që jep të drejtën e përdorimit në Ukrainë të gjuhëve minoritare si rusishtja. 

Drejtoresha e FMN, Lagarde: Grekë, bëni si Letonia!

Postuar në 05 Qershor, 2012 14:35

Në një intervistë për gazetën suedeze "Dagbladet Svenska", kreu i FMN, Christine Lagarde iu bën thirrje Greqisë dhe vende të tjera evropiane për të mësuar nga Letonia, lidhur reformat e ndjekura prej kësaj të fundit. 

"Politikanët letonezë e kuptuan se ndryshimet strukturore ishin të nevojshme dhe morrën disa vendime shumë të guximshme ", thotë kreu i FMN-së. 

Në të njëjtën intervistë, znj Lagarde, thekson se Banka Qendrore Evropiane ka vend për të ulur normat e interesit duke mohuar edhe njëherë se Fondi ka filluar bisedimet me Spanjën për ndihmë. 

Dita Botërore e Mjedisit, aktivitete sensibilizuese

Postuar në 05 Qershor, 2012 07:50

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Ministria e Mjedisit dhe ministritë e linjës do të zhvillojnë sot një sërë aktivitetesh sensibilizuese. 

Në ambientet e MMPAU, kanë mbërritur një përfaqësi e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, punonjës nga të gjitha ambasadat, të cilët pasi kanë mbaruar një stafetë nga ambasada në ambasadë të hipur në biçikleta, do t`i dorëzojnë ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, flamurin e riciklimit, si e ardhmja e një mjedisi të pastër. 

Clinton: Romney në Shtëpinë e Bardhë, fatale për SHBA

Postuar në 05 Qershor, 2012 07:45

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha se hyrja e kandidatit të Partisë Republikane, Mitt Romney në Shtëpinë e Bardhë do të ishte “fatale” për SHBA-në dhe botën, njofton Associated Press. 

“Presidenti i SHBA-së Barack Obama meriton një mandat të dytë për mënyrën se si e ka udhëhequr politikën ekonomike në një situatë të mjerë dhe se alternativa do të ishte fatale për vendin dhe botën”,- ka vlerësuar Clinton. 

Lushnjë, ndotje alarmante prej plehrave

Postuar në 05 Qershor, 2012 07:43

Fusha e mbeturinave të qytetit të Lushnjës është një nga pamjet më të shëmtuara në anë të rrugës nacionale. Prej vitesh mbeturinat depozitohen aty në një vend tërësisht të papërshtatshem. 

Disa vjet me pare qeveria vendosi nje fond per kete landfill por me pas fondet u rialokuan per t'u perdorur ne permbytjet e Shkodres. Aktualisht bashkia e Lushnjes nuk ka asnje fond per kete landfill megjithese egziston nje studim fizibiliteti per transformimin e tij. 

Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Postuar në 05 Qershor, 2012 07:39

Ndërsa rriten paralajmërimet e partnerëve për dalje të Greqisë nga euro, bankat e huaja kanë filluar të përgatiten për skenarin e përdorimit të dhrahmisë. Edhe orët e fundit pati disa deklarata të forta nga ministri francez i Financave, komisioneri evropian për ekonominë apo zëdhënësi i ministrisë gjermane të Financave, të cilët i kujtonin Greqisë angazhimet e mara apo rrezikun që e pret në rast të injorimit të tyre dhe në sfondin e këtyre ndërhyrjeve politike, bëhen përgatitje praktike për mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara