Arkiv-Lajme të përditësuara

Turistë të frikësuar dhe pasojat goditëse për Greqinë

Postuar në 10 Qershor, 2012 05:35

Sondazhet dhe skenaret për daljen e Greqisë nga euro vazhdojnë të frikësojnë të huajt të vizitojnë Greqinë, duke i shtuar edhe një goditje tjetër turizmit, pikës më të fortë të Greqisë. 

Anullimi i pushimeve në Greqi, nga frika e jostabilitetit dhe episodeve të dhunës, rrezikon mijëra vende pune dhe të ardhura të rëndësishme, që do ta privonin ekonominë greke, në këtë situatë të vështirë ekonomike që po kalon vendi, thuhet në publikimin e “Sunday Times”. 

134 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, arrestohen 12 aktivistë të Lëvizjes VV

Postuar në 10 Qershor, 2012 05:32

12 aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar sot në Prizren, gjatë aktivitetit në nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Vetëvendosje thekson se incidenti ndodhi rreth orës 8:30, teksa aktivistë të kësaj lëvizjeje, vendosnin flamurin kombëtar në shesh. 

Sipas Vetëvendosjes, këto arrestime janë plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 

”Shtrirja e dorës”, Spanja përkrahet ndërkombëtarisht

Postuar në 10 Qershor, 2012 05:27

Vendimi i Spanjës për të kërkuar 100 miliardë euro hua nga fondet e Eurozonës për të ndihmuar ekonominë në vështirësi ka gjetur një mbështetje të fortë ndërkombëtare. 

Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh se kredia do të ishte e mjaftueshme për të rikthyer besueshmërinë në sistemin bankar spanjoll.

Nga ana e tij, edhe Uashingtoni mikpriti këtë hap, duke e konsideruar si “thelbësor” drejt “bashkimit financiar” të vendeve që përdorin monedhën e përbashkët.

Lagarde: Evropa ndodhet në udhëkryq

Postuar në 09 Qershor, 2012 13:13

Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde u bëri thirrje liderëve evropianë të veprojnë menjëherë për daljen e eurozonës nga kriza në të cilën ka rënë kontinenti i vjetër duke paralajmëruar se Evropa ndodhet në udhëkryq. 

Reforma shëndetësore, kritika Obama-s

Postuar në 09 Qershor, 2012 13:11

Reforma në shërbimin shëndetësor në Shtetet e Bashkuara është një ndër shtyllat kryesore të programit qeverisës së presidentit Obama, i cili në nëntor do të kërkojë një tjetër mandate në krye të Shtëpisë së Bardhë. 

Por kjo reformë ka hasur në kundërshtimin e fortë të repulikanëve dhe kompanive gjigante amerikane të prodhimeve farmaceutike. Për gjetur një rrugë të mesme, sipas New York Times, presidenti Obama po afrohet me kompanitë e prodhimit të barnave mjekësore dhe lobit të tyre në mënyrë që të sigurojë mbështetjen e tyre për reformën shëndetësore.

MJAFT raport për Ministritë: Qeveria dogji fondet për investime

Postuar në 09 Qershor, 2012 13:07

Lëvizja MJAFT publikoi sot raportin e monitorimit publik të Ministrive për periudhën, janar 2011 - prill 2012. 

Në raportin e MJAFT, sa i përket aksesit të publikut në informacion, për dokumentat zyrtare, situata paraqitet shqetësuese për vitin 2011. Ndërkohë, në analizën e buxhetit të ministrive të linjës vërehet djegia e fondeve, pjesa më e madhe e të cilave ishte planifikuar për investimeve tashmë të munguara. 

62 përqind e popullit në varfëri

Postuar në 09 Qershor, 2012 13:04

Në vitin 2008, qeveria shqiptare përmes Institutit të Statistikave realizoi matjen e fundit të varfërisë në vend. Rezultati në atë kohë tregoi se numri i individëve të varfër, ata që jetojnë me më pak se 2.5 dollarë në ditë, ishte ulur nga 18.1 përqind në 2005-ën në 12.5 përqind në vitin 2008. 

Spanjë, bankat në krizë. Priten ndihma financiare

Postuar në 09 Qershor, 2012 06:42

 

Zyrtarët evropianë thonë se Spanja mund të kërkojë miliarda dollarë ndihma nga vendet e tjera për të shpëtuar bankat e saj në vështirësi.

Spanja nuk ka bërë kërkesë për ndihmë, por disa zyrtarë evropianë thanë sot se presin që Madriti ta paraqesë kërkesën nesër pas tele-konferencave të zyrtarëve të lartë evropianë.  Në se kjo ndodh, Spanja do të bëhej vendi i katërt i 17 vendeve të Eurozonës që ka nevojë për ndihma ndërkombëtare, pas Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë.

Athinë, protesta kundra neonazistëve

Postuar në 09 Qershor, 2012 06:35

 

Mijëra vetë u bashkuan në një proteste në Athinë të organizuar nga grupime anti-raciste dhe të majta duke bërë thirrje që të përjashtohet nga Parlamenti grek. Agimi i Artë, partia Neonaziste, pasi një prej anëtarëve të saj gjuajti me shpulla një politikane komuniste.

Marshimi kundër racizmit ishte planifikuar disa javë më parë por mori një tjetër kthesë pas incidentit të së enjtes, në një televizion privat. Mijëra njerëz morrën pjesë në tubime në të paktën 15 qytete. Parrulla kryesore e hedhur ishte "kurrë përsëri fashizmi në Parlament."

SHBA, 190 të arrestuar për pornografi fëmijësh

Postuar në 09 Qershor, 2012 06:27

Policia amerikane ka arrestuar 190 persona në një operacion të madh për pornografinë e fëmijëve. 

Gjatë operacionit një mujor “Orion”, janë shpëtuar edhe 18 fëmijë të rrezikuar, bënë me dije zyrtarët.

Arrestimet janë bërë kryesisht në SHBA, por edhe në vende të tjera, përfshirë Spanjën, Argjentinën, Britaninë e Madhe dhe Filipinet.

Zyrtari përgjegjës tha se shumë nga rastet e kishin zanafillën në internet, teksa dikush nga fëmijët bisedonte me dikë që kishte hasur online.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara