Arkiv-Lajme të përditësuara

“Moody’s” paralajmëron Evropën

Postuar në 09 Qershor, 2012 06:24

“Zhvillimet e fundit në Spanjë dhe Greqi mund të çojnë në një rishikim të normave të interesit në shumë vende të eurozonës”. 

Kështu thotë agjencia e njohur e kreditimit “Moody’s”, sipas të cilës rreziku i daljes së Greqisë nga zona e monedhës së përbashkët kërcënon ekzistencën e euros. 

“Problemet e sistemit bankar spanjoll janë pjesërisht specifikë e vetë vendit dhe me shumë mundësi nuk përbëjnë një motiv të rëndësishëm infektimi për vendet e tjera, veç Italisë”, ka deklaruar agjencia. 

Greqi, frika nga krimi, mbi 1 milion armë në duart e njerëzve

Postuar në 09 Qershor, 2012 06:20

"Grekët kanë marrë armët!" Kështu shkruan sot gazeta greke Proto Thema, duke konstatuar se aktualisht qarkullojnë në vend mbi 1 milion armë. 

"Rritja e krimit dhe frika se mund të përballen papritur me një keqbërës të armatosur me Kallashnikov, bën që njerëzit të kërkojnë mbështetjen në një armë", shkruan gazeta duke iu referuar burimeve në ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit. 

Ndotja shton sëmundjet e gjakut, dy mijë raste të reja në vit

Postuar në 08 Qershor, 2012 14:26

Ndotja rrit frikshëm sëmundjet e gjakut në Shqipëri. Me 2000 raste të reja në vit të këtyre sëmundjeve, leuçemia është më e përhapura. Shefi i Shërbimit të Hematologjisë, Pal Xhumari thotë se shkak i rritjes galopante është kryesisht ndotja e mjedisit, ndërsa kjo sëmundje tani po prek çdo grupmoshë.

Obama: Europës i duhen vendime të vështira

Postuar në 08 Qershor, 2012 14:17

Presidenti amerikan Barack Obama e ka drejtuar sërish gishtin tek kontinenti i vjetër, duke deklaruar se liderët evropianë duhet të marrin vendime të vështira për të nxjerrë eurozonën nga kriza. 

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, zoti Obama tha se Amerika do ta mbështesë Evropën në implementimin e zgjidhjeve të vështira që duhen për t’i dhënë fund krizës së gjatë të borxheve. 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara vlerësoi se një reçesion i ri dhe i thellë në Evropë do të kishte një impakt të fortë tek ekonomia amerikane, që vlerësohet të jetë ende e brishtë. 

Tel Avivi mban paradën e homoseksualëve

Postuar në 08 Qershor, 2012 14:15

Në Tel Aviv është mbajtur sot parada vjetore e homoseksualëve. Dhjetëra-mijëra izraelitë kanë dalë në rrugët e qytetit, ndërkohë që festimet janë karakterizuar me muzikë, vallëzim dhe flamuj me ngjyra ylberi. 

Mbështetësit e homoseksualëve thonë se Tel Avivi është njëri nga destinacionet më mikpritëse në botë të kësaj kategorie të shoqërisë. 

Ndërkohë, që parada ka shkuar e qetë dhe nuk raportohet të ketë ndodhur asnjë incident. 

 

Ballkanweb.com

Fitch ul vlerësimin për borxhin spanjoll

Postuar në 08 Qershor, 2012 05:21

 Një raport i FMN-së që duhet të publikohet javën që vjen thotë se bankat spanjolle do të kenë nevojë për të paktën 40 miliardë euro, por dita e enjte është mbyllur me lajme të këqija për Madridin zyrtar, pasi kompania Fitch uli me 3 pikë vlerësimin për Spanjën duke e çuar në 3B dhe një parashikim negativ për të ardhmen. 

"Po pres FMN dhe vlerësuar e pavarur që të japin një shifër që mendojnë se duhet për të rikapitalizuar sistemin financiar. Më pas, do të nxjerr shifrat e mia dhe qeveria do të vendosë shumën që do të duhet",-tha kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy. 

Shengeni, BE: 'Ok' rivendosjes së kontrolleve në kufij

Postuar në 08 Qershor, 2012 05:15

 

Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë rënë dakord për reformimin e Shengenit dhe shkak për rivendosjen e kontrolleve në kufij mund të jenë flukset e emigrantëve të paligjshëm. Rregulli i ri parashikon një 'mekanizëm emergjence', sipas të cilit vende të veçanta anëtare mund të mbyllin kufijtë e tyre 'si rruga e fundit', në rast se një tjetër shtet i BE-së nuk kontrollon si duhet kufijtë e tij të jashtëm dhe në rast se 'kërcënohet në mënyrë të rëndë' siguria e brendshme e shteteve të tjera, që do të thotë: në rast se si pasojë hyjnë në BE një numër i madh migrantësh të paligjshëm. 

Gjirokastër, i vështire integrimi i të kthyerve

Postuar në 08 Qershor, 2012 05:09

Dhjetëra familje rezultojnë të kthyera nga emigracioni në komunën Picar në Gjirokaster. Shume prej tyre thone se kriza greke i ka detyruar te kthehen ne vendlindje, por pa shume mundesi punesimi dhe integrimi. 

Kjo zone  popullohej dikur prej me shume se 1 mije banoresh ndersa pas viteve 90 ne qender te komunes jetojne vetem 100 persona. Lina Thana thote se sapo eshte kthyer nga emigracioni pas 15 vite pune ne shtetin grek dhe nuk sheh asnje mundesi punesimi ne zone.

AKEP: Ndryshim tarifash për celularët në shtator

Postuar në 08 Qershor, 2012 04:51

Prania e katër operatorëve celularë në treg ka bërë që tarifat të bien edhe gjatë muajve të parë të vitit 2012, me kompanitë që në emër të konkurrencës kanë shtuar veçanërisht paketat e ofertave për thirrjet brenda grupeve përkatëse. 

Danimarka legalizon martesat mes të njëjtit seks

Postuar në 08 Qershor, 2012 04:46

Danimarka u shndërrua në vendin e 11 në botë që aprovon martesat midis të njëjtit seks, pasi ndryshimi i ligjit u miratua me një shumicë dërrmuese në parlament. 

Në bazë të ligjit të ri, do të jetë e mundur që martesat midis çifteve homoseksuale apo lesbike të realizohen edhe në kishën daneze, duke nisur nga 15 qershorit.

Vendi nordik ishte i pari në botë që njohu të drejtën e bashkëjetesës legale të personave të së njëjtës gjini, në vitin 1989.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara