Arkiv-Lajme të përditësuara
Kancelarja Merkel kërkon një Europë politikisht të riforcuar
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot për një projekt afatgjatë evropian në kuadër të ndërtimit të një Evrope politikisht të riforcuar, ndërkohë që Spanja po përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe partnerët evropianë kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
Në një intervistë televizive, kancelarja gjermane shfaqi qëndrimet e saj: ''ne kemi nevojë për më shumë Evropë për një union buxhetor dhe kemi nevojë para së gjithash për një bashkim politik'', deklaroi Merkel.
Greqi, papunësia në nivele rekord
E ndërsa vendi përgatitet t’u drejtohet zgjedhjeve në një atmosferë të tensionuar politike, ku ekstremistët, si të djathtë ashtu dhe të majtë po fitojnë gjithnjë e më shumë terren elektoral, në Greqi papunësia shënon nivele të tjera rekordi.
Alarmi për mjedisin, OKB: Planeti ynë po dëmtohet rëndë
Rritja e popullsisë, urbanizimi dhe konsumizmi po i bëjnë një dëm të pariparueshëm planetit tonë, thanë Kombet e Bashkuara të cilat bënë thirrje për një marrëveshje urgjente e cila të vendosë objektiva të rinj për të mbrojtur mjedisin.
Programi për Mjedisin i OKB-së u ra këmbanave të alarmit në raportin e tij të pestë, i cili publikohet dy javë përpara samitit Rio+20 në Brazil, një nga takimet më të mëdha mjedisore të viteve të fundit.
Asistenca sociale, BB jep 38 milion euro kredi për sistemin
Modernizimi i skemës së asistencës sociale do të rrisë shumën e përfituar nga shtresat në nevojë. Të paktën këtë synon një projekt prej 38 milionë eurosh i financuar nga Banka Botërore, marrëveshja për fillimin e të cilit, u nënshkrua nga ministri i Financave, Ridvan Bode, ministri i Punës, Spiro Ksera dhe për përfaqësuesja Bankës Botërore, Ksenia Lvovski.
Në përfundim, projekti synon rritjen e masës së përfitimit të ndihmës sociale. Kredia nuk është me terma të butë, por as me terma tregtare. Afati i shlyerjes së saj është 28 vjet dhe në 7 vitet e para nuk paguhet principal.
Ambasada Britanike në Tiranë ndryshon aplikimin për vizë
Ambasada Britanike në Tiranë njoftoi sot se duke filluar nga 11 qershori 2012, pagesa e aplikimit për vizë britanike që bëhet në Shqipëri duhet të bëhet vetëm online (me internet, me kartë krediti/debiti) në monedhën Euro, përpara se aplikanti të dorëzojë dokumentet e aplikimit në ambasadë.
Sipas zyrës për shtyp të Ambasadës Britanike në Tiranë, nuk do të jete më e mundur që të bëhet pagesë me lekë në dorë për vizë në ambasadë.
Itali, debate për emigracionin
Këto ditë në Itali është debatuar sërish çështja e njohjes së shtetësisë italiane për emigrantët e brezave të dytë, pra ata të huaj që kanë lindur në Itali ose që kanë ardhur këtu fare të vegjël.
Gjatë një intervistë dhënë revistës Famiglia Crisitiana kryeministri Mario Monti tha se i është besuar drejtimi i vendit për ta nxjerrë atë nga kriza ekonomike dhe se drejton një qeveri me horizont të kufizuar.
Serbët djegin flamurin shqiptar, reagojnë ambasadat
Ambasadori i Shqipërisë, Mehmet Elezi dhe ai i Kosovës Naim Malaj në Zvicër kanë reaguar pas djegies se flamurit shqiptar në miqësoren Spanjë – Serbi, të luajtur në stadiumin e Saint Gallenit, dhe pas thirrjeve raciste të një grupi tifozësh serbë që thonin vazhdimisht “vdekje shqiptarëve”, raporton Zëri.
Krizë dhe për ilaçe. Greqia, borxhe kompanive farmaceutike
Autoritetet greke ndodhen në vështirësi për të parandaluar krizën e mungesës së medikamenteve mjekësore, pasi u kanë borxh kompanive furnizuese dhe farmacive pothuajse një miliardë euro. Arka shtetërore e rimbursimit të medikamenteve ka mbetur e zbrazur dhe farmacistët refuzojnë të japin ilaçe për pacientët e siguruar me skemën shtetërore. Aktualisht, ata ofrojnë shërbime vetëm për pacientët të cilët paguajnë për medikamente, duke argumentuar se nuk janë paguar vetë nga shteti dhe në këtë mënyrë nuk mund të shlyejnë detyrimet ndaj magazinave farmaceutike.
Rusi, miratohet ligji i ri që ndëshkon protestuesit
Pas një debati 11 orësh, deputetët rusë kanë miratuar projektligjin e ri mbi protestat me 241 vota pro dhe 147 kundër. Ligji i ri i cili parashikon gjoba marramendëse për demonstruesit, u aprovua edhe pse opozita paraqiti 400 amendamente për të vonuar miratimin.
Kritikët kanë akuzuar qeverinë se po dhunon lirinë e njerëzve. Pas kalimin në dhomën e ulët, projekligji do të diskutohet në senat. Më pas do të duhet firma e presidentit, Vladimir Putin që të hyjë në fuqi.
TI: Korrupsioni e minon stabilitetin ekonomik në Evropë
Organizata anti-korrupsion, Transparency Internantional, thotë se raportet ndërmjet bizneseve dhe qeverive po e mundësojnë korrupsionin dhe e minojnë stabilitetin ekonomik në Evropë.
Ky vlerësim u bë në raportin më të ri të kësaj organizate, i publikuar sot, në të cilin theksohet se “hendeqet në qeverisje” kanë kontribuar në skandalet financiare dhe politike në pothuajse secilin shtet evropian gjatë vitit 2011.
Partitë politike, bizneset dhe administratat shërbyese civile thuhet se janë lojtarët më të dobët në luftën kundër korrupsionit në gjithë Evropën.
