Rusi, miratohet ligji i ri që ndëshkon protestuesit

Pas një debati 11 orësh, deputetët rusë kanë miratuar projektligjin e ri mbi protestat me 241 vota pro dhe 147 kundër. Ligji i ri i cili parashikon gjoba marramendëse për demonstruesit, u aprovua edhe pse opozita paraqiti 400 amendamente për të vonuar miratimin.
Kritikët kanë akuzuar qeverinë se po dhunon lirinë e njerëzve. Pas kalimin në dhomën e ulët, projekligji do të diskutohet në senat. Më pas do të duhet firma e presidentit, Vladimir Putin që të hyjë në fuqi.
Një ditë më parë, policia arrestoi rreth 20 protestues të cilët ishin mbledhur përpara parlamentit. Që nga dita e hyrjes në fuqi, ata që do të marrin pjesë në protesta rrezikojnë gjobë deri në 13 mijë euro, në një kohë që organizatorët deri në 39 mijë euro.
Albanian Screen
Add new comment