Arkiv-Lajme të përditësuara
1 milionë shqiptarë emigrantë
Komisioni Europian publikoi raportin e tretë vjetor mbi emigracionin dhe azilin.
Cecilia Malmström, Komisionere për punët e brendshme në BE theksoi:“Në 2011, BE priti pothuajse 10 % të emigrantëve të botës. Kjo shumë është rreth 20 milionë njerëz, ose 4% e popullsisë së BEsë.”
Shqipëria në këtë raport përmendet vetëm një herë, duke u renditur në vend të tretë për numrin më të lartë të banorëve të huaj të BE-së, referuar të dhënave të EUROSTAT.
Elizabeta II 60 vjet në fron, jubile festimesh në Britani
Sot kulmojne festimet për 60 vjetorin në fron të Mbretëreshës Elizabetë II kur rreth një mijë varka do të lundrojnë nëpër Londër në lumin Thejms, ndërkohë që 1 milion të tjerë pritet të rreshtohen pranë lumit për të parë spektaklin.
Mbretëresha 86-vjeçare pritet të qëndrojë në një anije mbretërore të stolisur me lule. Festimet e jubileut të diamantë të mbretëreshës filluan të shtunën me mbretëreshën, te ndjekur nga një garë kuajsh në Derby Epsom.
Egjipt, rikthehen protestat në shesh
Tiranë, muzika e lartë në bare
Merkel i kërkon opozitës: Mbështesni paktin buxhetor evropian
Kancelarja gjermane, Angela Merkeli i kërkoi sot opozitës parlamentare të mbështesë fondin e ardhshëm të përhershëm në mbështetje të zonës euro (MES) dhe paktin buxhetor evropian duke konfirmuar se situata në zonën euro është aktualisht shumë e brishtë.
Në një fjalim në Berlin para zyrtarëve të partisë së saj, CDU, Merkel përshëndeti ''po'' e irlandezëve në referendumin për paktin buxhetor evropian.
Greqi, merren në pyetje deputetët neonazistë
Dy deputetë grekë të partisë neonaziste Chryssi Avgi (Agimi i Artë) dhe e bija e liderit të partisë janë marrë në pyetje nga policia pas një sulmi ndaj një emigranti pakistanez.
Deputetët Ilia Panagiotaros dhe Ioannis Vouldis si dhe e bija e kreut të partisë së tyre, Nikos Michaloliakos, ndodheshin në vendin e ngjarjes kur disa motoçiklistë sulmuan pakistanezin.
Të tre janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje për mungesë provash.
Dako: Moratoriumi i skafeve dëmton turizmin dhe ekonominë
Partia Socialiste këmbëngul për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve. Kryetarët e Bashkive dhe komunave të vijës bregdetare, përfaqësues të PS, i janë drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me një letër të përbashkët. Ata kërkojnë që deputetët e Kuvendit të miratojnë heqjen e moratoriumit të skafeve, të cilin e konsiderojnë një pengesë seriozë për turizmin dhe ekonominë e qyteteve dhe komunave që ata drejtojnë.
Të verbërit kërkojnë rimbursimet
Të verbërit dhe paraplegjikët i kërkojnë qeverisë të nxjerrë sa më parë vendimin për rimbursimin e energjisë elektrike, Albtelekomit dhe mjetet e transportit publik, pasi ata po i paguajnë faturat nga pensionet e invaliditetit që përfitojnë në bazë të ligjit.
Societe Generale: Kostoja e Grexit, 360 miliardë euro
Alarmi rreth mundësisë së kthimit të Greqisë në një "Lehman Brothers” të Evropës dhe frika e "shterimit të burimeve zyrtare të financimit ", duket qartë në raportin e bankës Societe Generale. Në raportin e bankës, të nënshkruar nga 13 ekonomistë thuhet se "Grexit" do të krijonte rreziqe të pakontrollueshme.
Mubarak dënohet me burgim të përjetshëm
Akuzohet për korrupsion, abuzim me detyrën dhe për për vrasjen e protestuesve në vitin 2011
Ish- kreu i shtetit në Egjipt, Husni Mubarak, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata e ka shpëtuar atë nga dënimi me vdekje, por ai do duhet të qëndrojë pas hekurave deri në fund të jetës së tij. Kështu merr fund një gjyq i pazakontë për botën arabe. Për herë të parë një ish- drejtues shteti del personalisht përpara një gjyqi të rregullt.
