Elizabeta II 60 vjet në fron, jubile festimesh në Britani

Sot kulmojne festimet për 60 vjetorin në fron të Mbretëreshës Elizabetë II kur rreth një mijë varka do të lundrojnë nëpër Londër në lumin Thejms, ndërkohë që 1 milion të tjerë pritet të rreshtohen pranë lumit për të parë spektaklin.
Mbretëresha 86-vjeçare pritet të qëndrojë në një anije mbretërore të stolisur me lule. Festimet e jubileut të diamantë të mbretëreshës filluan të shtunën me mbretëreshën, te ndjekur nga një garë kuajsh në Derby Epsom.
Festimet zhvillohet, ne nje kohe kur një sondazh I fundit tregoi se 80 % e britanikëve mbështesin Monarkinë. Mbretëresha trashëgoi fronin më 6 shkurt të vitit 1952, pas vdekjes së të atit, Mbretit Xhorxhi VI dhe u kurorëzua po atë vit më 2 qershor.
Balllkanweb.com
Add new comment