Arkiv-Lajme të përditësuara

Ngec procesi për anëtarësime të reja në Eurozonë

Postuar në 30 Maj, 2012 16:45

Banka Qëndore Europiane lajmëroi se asnjë prej tetë vendeve që ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar më parë euros nuk është i gatshëm që të ndërmarrë një hap të tillë. 

Kriza ekonomike ka bërë që të ekzistojnë dyshime serioze mbi të ardhmen e monedhës, që përballet me momentin më të keq të historisë së saj 12-vjeçare.

Si rrjedhojë, Bullgaria, Republika Çeke, Letonia, Hungaria, Lituania, Polonia, Rumania dhe Suedia janë tërhequr të gjitha përkohësisht nga dëshira për t’iu bashkuar bllokut prej 17 shtetesh që përdor monedhën e përbashkët.

Banka Kombëtare greke: Dalja nga euro pasoja dramatike

Postuar në 30 Maj, 2012 13:38

Në një studim të Bankës kombëtare greke, me titull “Duke përshkruar komponetët e dilemës së vështirë”, përcaktohen efektet dramatike, që mund të shkaktojë dalja e Greqisë nga euro dhe kthimi i saj në monedhën kombëtare. 

Sipas studimit, dalja nga eurozona do të shkaktonte recesion në masën 22% dhe papunësi në masën 34%, ndërsa zhvlerësimi i monedhës së re do të arrijë 65%. 

Christine Lagarde në Twitter: Po, unë nuk paguaj taksa!

Postuar në 30 Maj, 2012 06:21

 Vazhdon debati publik për deklaratat e drejtoreshës së FMN, Christine Lagarde lidhur me Greqinë. Në faqen e saj personale në Twitter, nisur nga presioni i mijëra komentuesve, Lagarde ka pohuar se ajo vetë nuk paguan taksa. 

“Kjo është e drejtë, unë nuk paguaj taksa», shkruan shefja e FMN-së, në llogarinë e saj në Twitter, gjatë debateve me publikun. 

Tërmeti në Itali, mijëra njerëz i kalojnë netët në qiell të hapur

Postuar në 30 Maj, 2012 06:20

- Një natë në qiell të hapur e të pushtuar nga paniku kanë kaluar rreth 15 mijë të evakuuarit e tërmetit në Italinë e Veriut. 7 mijë personave që kalojnë ditë e netë nëpër tenda, u janë shtuar edhe 8 mijë të tjerë, ndërsa toka vazhdon të lëkundet. Kërkimet e forcave të shpëtimit kanë rifilluar herët mëngjesin e sotëm. Bilanci mbetet i rëndë: 16 persona të vdekur, një i zhdukur dhe 350 të lënduar. Zona më e goditur mbetet Modena, por dëmtime ka edhe në Veneto e Lombardi. 

Hollande: Respekt për grekët. Gabim krahasimi me Afrikën

Postuar në 30 Maj, 2012 06:14

Greqia dhe kriza në eurozonë ka qenë tema kryesore e intervistës së parë televizive të presidentit francez Francois Holande në stacionin TV Francë 2. 

Presidenti francez deklaroi se gëzon respekt për popullin grek dhe sakrificat e tij. “Grekët kanë vuajtur shumë këtë periudhë. Ne kemi nevojë për respekt dhe unë jam në favor të respektimit", u shpreh Francois Hollande, duke mbajtur distancë të qartë nga deklaratat e Christine Lagarde, që shkaktuan reagime ndërkombëtare. 

Siri, dhuna nuk ndalet

Postuar në 30 Maj, 2012 06:13

 

E ndërsa Perëndimi dëbon ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të Sirisë, në vend dhuna nuk ka të ndaluar dhe viktimat mes civilëve rëndojnë bilancin e përgjithshëm. 

Aktivistët opozitarë deklaruan se vetëm ditën e martë kanë mbetur të vrarë të paktën 91 persona, 61 prej tyre civilë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë. Sipas Observatorit sirian të të drejtave të njeriut me seli në Londër, viktimat janë regjistruar në disa qytete, kryesisht në veri të vendit ku aktiviteti i opozitës është më i dendur.

Banka Kombëtare greke: Dalja nga euro pasoja dramatike

Postuar në 30 Maj, 2012 06:12

Në një studim të Bankës kombëtare greke, me titull “Duke përshkruar komponetët e dilemës së vështirë”, përcaktohen efektet dramatike, që mund të shkaktojë dalja e Greqisë nga euro dhe kthimi i saj në monedhën kombëtare. 

Sipas studimit, dalja nga eurozona do të shkaktonte recesion në masën 22% dhe papunësi në masën 34%, ndërsa zhvlerësimi i monedhës së re do të arrijë 65%. 

Euro bie sërish ndaj dollarit, niveli më i ulët nga 2010-ta

Postuar në 29 Maj, 2012 15:23

Monedha e përbashkët evropiane ka pësuar rënie të re rekord në orët e pasdites. Ajo është këmbyer me 1.246 dollarë, që është dhe niveli më i ulët nga korriku i vitit 2010. Nga ana tjetër, dollari është forcuar në këmbimin me monedhat e tjera. Paundi britanik ka rënë në 1.5623 nga 1.5681 që ishte ditët e shkuara. Dollari u rrit në 0.9625 ndaj frangës zviceriane nga 0.9584 që ishte më parë. Sa i takon jenit japonez, monedha e gjelbër mbetet e pandryshuar, në 79.43 jen. 

 

Albanian Screen 

Elbasan, protestë për kompensimin, banorët bllokojnë rrugën

Postuar në 29 Maj, 2012 15:21

 

Në ditën e tretë të protestës, banorët e komunës së Bradasheshit në Elbasan, kanë bllokur makineritë që punojnë për ndërtimin e aksit Elbasan - Tiranë . Ata kundërshtojnë çmimin e shpronësimit të tokës, që do të preket nga kjo rrugë. Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë, që kishin mbërritur për të zhbllokuar punimet e firmës kontraktore.

Për t'u dhënë garanci banorëve se çmimi i tokës do të rishihet, ishte i pranishëm edhe kreu i Drejtorisë së Shpronësimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve në Tiranë, Abedin Muça.

Bloomberg: “Grexit”, pasoja globale që do arrijnë deri në Kinë

Postuar në 29 Maj, 2012 15:18

Në një artikull të botuar nga revista "Bloomberg" thuhet se "shock-u që do të pasojë daljen e Greqisë nga euro, mund të arrijë edhe në Kinë”. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara