Arkiv-Lajme të përditësuara

INSTAT: Ulet defiçiti tregtar, mineralet rrisin eksportet

Postuar në 25 Maj, 2012 12:57

Bilanci i tregtisë së jashtme për muajin prill rezulton pozitiv për eksportet shqiptare, rritja e të cilave ka ngushtuar deficitin tregtar. Të dhënat e INSTAT raportojnë se në prill të këtij viti u eksportuan 18,036 milardë lekë mallra, me rritje 7.9 përqind në krahasim me muajin mars dhe rritje me 27.1 përqind në krahasim me prill 2011. 
Përsa i përket importeve, gjatë prillit u importuan 40,114 milardë lekë mallra me ulje 9 përqind në krahasim me muajin mars 2012 dhe ulje 12.4 përqind në krahasim me prillin e vitit të kalaur. 

Skoci, 1 në 3 banorë kërkon pavarësi

Postuar në 25 Maj, 2012 12:03

Vetëm një skocez në tre është në favor të pavarësisë së Skocisë nga Britania e Madhe, ka treguar një sondazh i kryer së fundmi. 

Anketa e zhvilluar nga Alistair Dareling, që udhëheq frontin pro-Mbretërisë së Bashkuar, në prag të një referendumi që do të mbahet në vjeshtë të vitit 2014. 

Sondazhi ka treguar se vetëm 33 për qind e Skocisë do të votonte pro në referendum, 57 për qind kundër, ndërsa pjesa tjetër është shprehur indiferente. 

Alpinistët shqiptarë pushtojnë Everestin

Postuar në 25 Maj, 2012 04:06

 

Alpinistët shqiptarë, mes tyre dhe Gjergj Bojaxhi, ia dalin të pushtojnë Everestin, për të ngritur në çatinë e botës flamurin shqiptar. Lajmi konfirmohet nga një mesazh i marrë nga presidenti i kompanisë udhërrëfyese. Alpinistët kanë mbërritur në majën e malit më të lartë në botë rreth orës lokale 07:00 (+5. 45 GMT). Nga grupi prej 6 alpinistësh, nga njoftimi mësohet se ia kanë dalë 4 nga 5 alpinistët. Nuk bëhen të ditur ende emrat e alpinistëve që hipën në majë.

Kosovë, do të hapen 35 varre masive

Postuar në 25 Maj, 2012 04:01

Në Kosovë, do të hapen 35 varre masive për të gjetur eshtrat e mbi 300 njerëzve të vrarë në konfliktet e armatosura me Serbinë gjatë të viteve 1998-1999. 

Sipas agjencisë së lajmeve italiane Ansa, e cila bazohet tek raportet e mediave vendase, liderët kosovarë besojnë se dhjetëra njerëz u varrosën në varre masive, ndër të tjera, afër Prizrenit, në Zhilivode, në Vushtrri, Dren, në Gorozhup dhe Obilic. 

'Ungjilli' që Irani thotë se do trondisë botën

Postuar në 25 Maj, 2012 03:58

 Një libër fetar lëkure, i cili besohet se daton që në shekullin e V, por që u zbulua 12 vjet më parë, do të shkaktojë një kolaps të botës së krishterë. Deklarata është bërë nga Irani. Libri, i shkruar mbi lëkurë kafshe, u kap gjatë një operacioni për arrestimin e një grupi kontrabandues të objekteve antike në ujërat e Turqisë, në vitin 2000. 

Norvegji, greva e parë në 30 vjet

Postuar në 24 Maj, 2012 16:55

Me dhjetëra mijëra punonjës të sektorit publik shpallën një grevë në Norvegji pas mosmarrëveshjeve me qeverinë për pagat e tyre. 

Greva e së enjtes përbën lajm mbi të gjitha për faktin se punëtorët e Norvegjisë, një prej vendeve me standartin më të lartë të jetesës në botë, nuk protestonin që prej vitit 1984.

Përveç punonjësve të transportit, mësuesit, edukatorët dhe gardianët e burgjeve gjithashtu iu bashkuan grevës, duke sjellë çrregullime të mëdha në vend.

Turqi, burg për “heroinën” e kurdëve

Postuar në 24 Maj, 2012 12:27

Një gjykatë në Turqi dënoi me dhjetë vjet heqje lirie një deputete dhe përfaqësuese të popullsisë kurde, për përhapje të propagandës në favor të Partisë së Popullit Kurd, e konsideruar nga Ankaraja një grupim terrorist. 

Gjatë procesit të zhvilluar në qytetin juglindor të Dijarbakirit, Leyla Zana u gjet fajtore për shkelje të ligjit anti-terror të vendit.

Si anëtare e Parlamentit, ajo nuk mund të burgoset pasi është e veshur me imunitet. Megjithatë, dënimi do të hyjë automatikisht në fuqi në momentin që nuk do të jetë më deputete.

30 familjet e përmbytura, Avokati i Popullit u premton ndihmë

Postuar në 24 Maj, 2012 12:22

Avokati i Popullit u premton banorëve të përmbytur nga ujërat e Liqenit të Fierzës në Kukës se do të negociojë me të gjitha institicionet për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Gjatë një inspektimi në terren, për të parë nga afër gjendjen ku po jetojnë 30 familjet e përmbytura të fshatit Breg Lumë, komisionerët e Avokatit të Popullit thanë se do të ndërhyjnë urgjentisht.

Norvegji, Breivik i vë kushte gjykatës

Postuar në 24 Maj, 2012 12:18

Anders Behring Breivik, personi që vrau 77 persona në një sulm të motivuar nga racizmi në korrik 2011 në Norvegji, do të pranojë vendimin që do të marrë gjykata për të vetëm nëse do ta shpallet mendërisht i shëndetshëm. 

”Monstra” ka pranuar më parë të gjitha akuzat për vrasje, por mohon përgjegjësinë kriminale.

Ai është duke u gjykuar prej disa javësh, ndërsa gjykata do të shprehet për gjendjen e tij mendore vetëm në fund të procesit, pasi dy ekspertiza të mëparshme kanë arritur në vendime kontradiktore.

Thellohet kriza për biznesin europian

Postuar në 24 Maj, 2012 12:11

Aktiviteti i bizneseve europiane shënoi normën më të ulët në muajin maj, sipas një vëzhgimi të realizuar nga agjensia e specializuar “Markit”. 

Indeksi, i cili merr parasysh fuqinë blerëse, prodhimin dhe shërbimet e ofruara nga kompanitë private, ra në nivelin 45,9, më i ulët në 35 muaj.

Një indeks më i ulët se 50 tregon për rënie. Ndërkohë, euro vazhdon të dobësohet përballë monedhave të tjera, ndërsa regjistroi nivelin më të ulët në 22 muaj përballë dollarit, pasi një euro u shkëmbye të enjten me 1,25 dollarë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara