Arkiv-Lajme të përditësuara
Zgjedhjet, Obama keq në Arkansas e Kentaki
Barack Obama nuk ka korrur sukses në zgjedhjet paraprake, që janë edhe të fundit, për shtetet e Arkansasit dhe Kentakit.
Natyrisht këto zgjedhje nuk kanë asnjë efekt real, pasi Presidenti amerikan në fuqi është edhe kandidati i vetëm demokrat në garën për Shtëpinë e Bardhë. Aq më tepër që bëhet fjalë për dy “Shtete të Kuqe”, dmth shtete me orientim mjaft konservator.
Megjithatë, e djathta ka ironizuar në lidhje me hapat false të Obamës.
Aleanca KuqeZi denoncon skandalin: Qeveria s’ka paguar trupat shqiptare në Bosnje e Afganistan
Aleanca KuqeZi thotë se qeveria shqiptare po shkakton një skandal, duke mos paguar trupat shqiptare që kanë qenë jashtë vendit në misione paqeruajtëse.
Vitet mesatare të shkollimit, Shqipëria e 5-ta në rajon
Shqipëria renditet e pesta në rajon përsa i përket viteve mesatare të shkollimit. Sipas një raporti të PNUD për zhvillimin 2011, e para në rajon renditet Sllovenia me 11.6 vjet, e ndjekur nga Kosova me 11.2 vjet, Mali i Zi dhe Bullgaria me 10.6 vjet e më pas vendi jonë me 10.4 vjet shkollim. E fundit në rajon renditet Maqedonia me 8.2 vjet dhe me vetëm 0.5 vjet para saj renditet Bosnje Hercegovina.
Albanian Screen
BE: Greqia në zonën euro, por të respektojë angazhimet
Bashkimi Europian dëshiron qëndrimin e Greqisë në zonën Euro me kusht që të respektojë çdo angazhim të marrë, por ndërkaq përgatitet të menaxhojë edhe pasojat në rast të daljes nga Eurozona. Është ky mesazhi që udhëheqësit europianë i kanë dërguar Athinës zyrtare nga samiti i BE që vuri gjithashtu në pah ndasitë mes vendeve në favor të eurobonove, të drejtuar nga Franca e Italia, dhe atyre kundër me Gjermaninë në krye.
Rusi, lirohen blogerët anti-Putin
Janë liruar mëngjesin e së enjtes, pas 15 ditësh burgim, blogeri popullor anti-Putin, Alexei Navalni dhe shefi i Frontit të së Majtës, Serghei Udaltsov.
Navalni dhe Udaltsov kanë qenë liderët kryesorë të protestës kundër presidentit të ri dhe u arrestuan më 8 maj pasi nuk iu bindën forcave të policisë.
Ata u pritën nga dhjetra gazetarë dhe shumë admirues të tjerë, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare në raportimet e tyre online, mëngjesin e ditës së sotme.
Dhunë raciste në Patra
Grupe aktivistësh të partisë fashiste Krisi Aygji u përleshën me policinë mbrëmjen e së martës në qytetin e Patras.
Sipas policise lokale, aktivistet e kesaj partie kishin mbërritur në Patra për të pastruar qytetin prej emigrantëve të shumtë klandestinë, që prej disa vitesh perdorin portin e qytetit per te kaluar drejte Italise. Shkak per zbritjen ne fashisteve ne qytet u be vrasja e nje banori te zones prej nje emigranti afganas me qellim prishjen e nje afere droge.
Egjipti në zgjedhje presidenciale
15 muaj nga permbysja e Hosni Mubarakut, egjiptjanet i drejtohen kutive te votimit per zgjedhjet e para te lira presidenciale, mbajtja e te cilave u be e mundur nga protestat e Pranveres Arabe.
Te drejten e votes e kane 50 milione vete. Radhe te gjata jane krijuar perpara qendrave te votimit, sidomos ne kryeqytetin Kajro.
Konventa, detyrim ushqimor ndaj fëmijëve deri në 25 vjeç
Projektligji për detyrimin ushqimor ndaj fëmijëve disktuohet sot në komisionet kuvendore. Ky projektligji parashikon miratimin e konventës së Hagës së vitit 2007, për kujdesin ndaj fëmijëve.
Konventa parashikon të drejtën për të përcaktuar, njohur dhe zbatuar detyrimet për mbështetjen financiare, që lindin nga një marrëdhënie martesore në të njëjtën masë me detyrimet që lidhen me mbështetjen e fëmijës.
Lagarde: Duhet angazhim për zgjidhjen krizës së borxheve
Ndërsa Gjermania kundërshton shitjen e bonove të përbashkëta të thesarit, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde, i bën thirrje vendeve të Eurozonës të ndjejnë më tepër detyrim për borxhet e njëri- tjetrit. Duke folur në një konferencë për shtyp në Londër kreu i FMN-së tha se në kushtet e tkurrjes së ekonomisë së Eurozonës, duhet bërë më tepër për fuqizimin e rritjes ekonomike dhe se vendet më të pasura duhet të marrin mbi vete një pjesë të barrës së fqinjëve të tyre më të varfër.
SHBA, prifti: T’i izolojmë gay-t deri në vdekje
Një prift amerikan, ka provokuar zemërim në publik dhe mes organizatave të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kur u shfaq në internet propozimi i tij aspak human, për të izoluar homoseksualët në gardhe elektrike, si kafshët, duke i lënë aty deri në vdekje.
Pastori, Charles Uorley ka lëshuar propozimin e tij më 13 maj nga Kisha Baptiste në Maiden, të Karolinës së Veriut.
