Arkiv-Lajme të përditësuara
Lagarde: Duhet angazhim për zgjidhjen krizës së borxheve
Ndërsa Gjermania kundërshton shitjen e bonove të përbashkëta të thesarit, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde, i bën thirrje vendeve të Eurozonës të ndjejnë më tepër detyrim për borxhet e njëri- tjetrit. Duke folur në një konferencë për shtyp në Londër kreu i FMN-së tha se në kushtet e tkurrjes së ekonomisë së Eurozonës, duhet bërë më tepër për fuqizimin e rritjes ekonomike dhe se vendet më të pasura duhet të marrin mbi vete një pjesë të barrës së fqinjëve të tyre më të varfër.
SHBA, prifti: T’i izolojmë gay-t deri në vdekje
Një prift amerikan, ka provokuar zemërim në publik dhe mes organizatave të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kur u shfaq në internet propozimi i tij aspak human, për të izoluar homoseksualët në gardhe elektrike, si kafshët, duke i lënë aty deri në vdekje.
Pastori, Charles Uorley ka lëshuar propozimin e tij më 13 maj nga Kisha Baptiste në Maiden, të Karolinës së Veriut.
Bie ndjeshëm çmimi i aksioneve të rrjetit social Facebook
Çmimi i aksioneve të rrjetit social Facebook ra ndjeshëm, gjatë ditës së dytë të tregtimit të tyre në bursë. Investitorët filluan dje me shpejtësi shitjen e aksioneve në tregun e këmbimit Nasdaq, duke e çuar çmimin e aksioneve të Facebook-ut në 13 për qind më pak, gjatë orës së parë. Ai më vonë rimori disi veten, por gjatë këmbimeve të pasdites vonë, ishte ende në rënie, me më shumë se 10 për qind, dhe me një çmim prej 35 dollarë për aksion.
Greqi, e djathta bashkohet përpara zgjedhjeve
Dora Bakojanis rikthehet tek Demokracia e Re. Është një prej “martesave” aspak të çuditshme të kohëve të fundit që po ndodhin në skenën politike greke, pas rezultateve te paqarta te zgjedhjeve të 6 majit, me synim ribashkimin e së djathtës konservatore në një front të vetëm.
Kështu ish-Ministrja e Jashtme Greke, Dora Bakojanis, një prej figurave më të shquara të konservatorëve, ishte larguar nga Demokracia e Re, pasi kishte humbur betejën me kundërshtarin e saj Andonis Samaras për udhëheqjen e partisë.
Të verbërit në protestë, kundër ndryshimit të statusit
Shoqata e te verberve në Shkoder ka protestuar mbi ndryshimin e ligjit per statusin e te verberve dhe te paraplegjikeve e tetraplegjikeve pasi këto ndryshime ndikojnë drejtperdrejte ne statusin ekonomik te tyre. Problemi kryesor sipas kesaj kategorie qendron ne kufizimin e kompensimit të energjise elektrike , telefonise fikse dhe tarifave e taksave te tjera qe ata i perfitonin me te drejten nderkombetare sipas konventes se OKB-se.
Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga eurozona
Rjjeti i njohur BBC tregon nëpërmjet një analize, se çfarë efektesh do të shkaktonte në Greqi dhe tregje, një largim të mundshëm i Greqisë nga Euro.
Kolapsi grek
Bankat në Greqi do të rrëzohen dhe depozitat e qytetarëve do të ngrijnë. Shumë kompani do të falimentojnë. Kostoja e importit, që në Greqi përfshin shumë ushqime dhe ilaçe, do të dyfishohet. Një nga industritë më të mëdha në vend, turizmi, do të jetë i shqetësuar nga trazirat politike dhe sociale.
Spoti mbi turizmin, KLSH: 6 zyrtarë kanë shpërdoruar detyrën
Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për prodhimin dhe transmetimin e reklamave televizive në vitin 2007, ka konstatuar se 6 zyrtarë të kësaj ministrie, nga të cilët një Drejtor i Përgjithshëm dhe 2 përgjegjësa sektori, kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Cameron: Zgjedhjet e qershorit në Greqi, një referendum
"Kryeministri britanik, David Cameron beson se zgjedhjet greke duhet të shihen si një referendum për anëtarësinë e Greqisë në eurozonë",-thonë burime të afërta me të. Edhe publikisht, Cameron i tha samitit të NATO-s në Chicago se qytetarët në Greqi duhet të kenë një mesazh të qartë se me anë të votës së 17 qershorit do të reflektojnë opinionin e tyre për euron.
Samiti i NATO-s, protestuesit përleshen me policinë
Ndërsa në Cikago po zhvillohet samiti i NATO-s, janë zhvilluar edhe disa protesta. Policia tha se është përleshur me protestues të cilët janë kundër luftës.
Raportohet se katër policë janë plagosur, kurse autoritetet thonë se kanë arrestuar 45 demonstrues. Policia vlerëson se rreth 3 mijë njerëz morën pjesë në protestë të dielën, ndërsa organizatorët kishin thënë se në protestë mund të merrnin pjesë deri në 10 mijë persona.
Ballkanweb.com
Tërmeti në Itali, natë frike
Vazhdon të dridhet toka në veri të Italisë. Lëkundjet më të forta janë ndjerë rreth orës 3 dhe 4 të mëngjesit të së hënës në zonat Mirandola, San Felice dhe Finale Emilia, po ato qyteza që u goditën më fort nga tërmeti i 24 orëve më parë që shkaktoi 7 viktima.
Gjatë gjithë ditës së dielë ka pasur rreth 100 lëkundje të përsëritura, të cilat kanë shkaktuar dëme në banesa dhe në trashëgimi kulturore të rajonit të Emilias.