Bie ndjeshëm çmimi i aksioneve të rrjetit social Facebook

Postuar në 22 Maj, 2012 04:07

Çmimi i aksioneve të rrjetit social Facebook ra ndjeshëm, gjatë ditës së dytë të tregtimit të tyre në bursë. Investitorët filluan dje me shpejtësi shitjen e aksioneve në tregun e këmbimit Nasdaq, duke e çuar çmimin e aksioneve të Facebook-ut në 13 për qind më pak, gjatë orës së parë. Ai më vonë rimori disi veten, por gjatë këmbimeve të pasdites vonë, ishte ende në rënie, me më shumë se 10 për qind, dhe me një çmim prej 35 dollarë për aksion.

Aksionet e Facebook-ut u tregtuan publikisht për herë të parë të premten, kur ato arritën një çmim prej 38,23 dollarësh, 23 cent mbi çmimin fillestar të ofruar.

Me më shumë se 900 milionë përdorues, rrjeti social i internetit është një produkt i njohur. Megjithatë, disa analistë financiarë thonë se ata mendojnë se kompania është e mbivlerësuar, dhe se disa nga parashikimet mbi të ardhurat e saj të ardhshme prej reklamave janë ulur.

 

VOA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.