Spoti mbi turizmin, KLSH: 6 zyrtarë kanë shpërdoruar detyrën

Postuar në 22 Maj, 2012 03:56

 Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për prodhimin dhe transmetimin e reklamave televizive në vitin 2007, ka konstatuar se 6 zyrtarë të kësaj ministrie, nga të cilët një Drejtor i Përgjithshëm dhe 2 përgjegjësa sektori, kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. 

Konkretisht në tenderin për prodhimin dhe trasmetimin ndërkombëtar të një spoti me qëllim promovimin e turizmit shqiptar me fond limit 37 milionë lekë. KLSH konstaton se Fondi limit prej 37 milionë lekësh nuk ishte i argumentuar dhe nuk disponohej asnje analizë për llogaritjen e tij, si dhe trasmetimi i këtij spoti nuk është tenderuar. Firmat konkuruese nuk dispononin asnjë dokumentacion shkresor apo adresë zyrtare. 

Nga kontrollet e KLSH rezulton se: “ firma fituese “CCCP-Roterdam”, figuronte në gjykatën holandeze si një firmë me përgjegjësi të kufizuar, e cila nuk përmbushte kriteret, si dhe nuk kishte paraqitur asnjë kotratë për të verifikuar që mund të ketë qenë partner me CNN në fushën e prodhimit dhe trasmetimit të spoteve televizive”. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.