Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga eurozona

Rjjeti i njohur BBC tregon nëpërmjet një analize, se çfarë efektesh do të shkaktonte në Greqi dhe tregje, një largim të mundshëm i Greqisë nga Euro.
Kolapsi grek
Bankat në Greqi do të rrëzohen dhe depozitat e qytetarëve do të ngrijnë. Shumë kompani do të falimentojnë. Kostoja e importit, që në Greqi përfshin shumë ushqime dhe ilaçe, do të dyfishohet. Një nga industritë më të mëdha në vend, turizmi, do të jetë i shqetësuar nga trazirat politike dhe sociale.
Çrregullime bankare
Njerëzit do shtojnë radhët jashtë bankave për të tërhequr depozitat e tyre. Efekt “domino” në bankat e Evropës Jugore duke shkaktuar krizë bankare, e cila rrezikon të përhapet nëpër botë, ashtu si në vitin 2008. Banka Qendrore Evropiane mund të ofrojë kredi një trilion euro për të shpëtuar bankat.
Falimentim i bizneseve
Kompanitë greke do të përballen me shkatërrimin ligjor dhe financiar. Kontratat që rregullohen nga ligji grek do të konvertohen në dhrahmi, ndërsa kontratat e huaja do të mbeten në euro.
Krizë e borxhit publik
Borxhi është i pari, që qeveria huazon nga qytetarët e saj ose nga investitorët në mbarë botën. Nëse Greqia largohet nga zona euro, do të ketë nervozizëm nga investitorët dhe kreditimi do të jetë shumë i vështirë. Probleme për Spanjën dhe Italinë, që përfaqësojnë 28% të ekonomisë së përgjithshme të eurozonës, madje edhe Franca mund të hyjë në telashe.
Trazira në treg
Në treg do të ndihet shqetësim. Investitorët dhe huadhënësit nga e gjithë bota mund të fillojnë të shesin jashtë investimet “e rrezikshme” dhe të transferojnë paratë e tyre në "parajsa të sigurta". Investimet e dollarit, jenit, frangës zvicerane dhe arit do të rriten, ndërsa SHBA, Japonia, Gjermania madje edhe Mbretëria e Bashkuar mund të marrin hua më lirë. Çmimi i naftës pritet të bjerë ndjeshëm.
Rënie
Bizneset mund të zvogëlojnë investimet e tyre, ndërsa njerëzit e zakonshëm do të shkurtojnë shpenzimet dhe e gjitha kjo mund të shtyjë eurozonën në një recesion të thellë. Euro do të humbasë vlerën në tregjet valutore, duke i bërë eksportet më konkurruese në tregtinë ndërkombëtare.
* * *
Ndërkohë zyrtarisht thuhet se bankat britanike janë gati për dhrahminë. Michael Korsch, anëtar i komitetit të politikave monetare të Bankës së Anglisë thotë se "bankat britanike janë mjaft të forta për të duruar ndikimin e një daljeje të mundshme të Greqisë nga Eurozona, por duhet të vazhdojnë të forcojnë bazat e kapitalit, për të siguruar reagimin, kundër çdo skenari të përshkallëzimit të krizës së borxhit". Korsch gjithashtu beson se është e pamundur të parashikohet nëse "stuhia ekonomike", kur Greqia të drejtohet jashtë euros, nuk do të jetë një kërcënim në Evropë.
Ballkanweb.com
Add new comment