Obama: G8 e gatshme t’i japë fund krizës në Europë

Postuar në 20 Maj, 2012 11:47

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se udhëheqësit e ekonomive më të mëdha të botës kanë filluar të bien dakord se më shumë vende pune dhe një rritje më e madhe ekonomike do të ndihmojnë për t’i dhënë fund krizës ekonomike në Europë. 

Shefi i Shtëpisë së Bardhe i bëri këto komente në përfundim të takimit të nivelit të lartë të G8-ës. Pas dy ditë bisedimesh në Kemp Dejvid, vendpushimi presidencial jashtë Uashingtonit, Obama tha se tetë udhëheqësit ishin dakord se vetëm shkurtimet buxhetore nuk janë të mjaftueshme për të rimëkëmbur ekonominë e Europës. Në një komunikatë të përbashkët të udhëheqësve të G-8s, bëhet thirrje për vendosjen e balancës mes rritjes ekonomike dhe masave shtrënguese për të luftuar krizën ekonomike. 

Obama tha se udhëheqësit diskutuan nevojën që vendet evropiane në vështirësi të vazhdojnë të ulin deficitin, ndërkohë që të nxitin rritjen ekonomike. Udhëheqësit e G-8s diskutuan gjithashtu edhe mundësinë e mungesave në tregjet e naftës, kur të hynë në fuqi sanksionet e reja kundër eksporteve të naftës muajin e ardhshëm. Presidenti tha se ai dhe homologët e tij të G-8s bënë përparim në disa çështje të tjera me rëndësi ndërkombëtare, mes tyre ishin Afganistani, Siria dhe Koreja e Veriut.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.