Cameron: Zgjedhjet e qershorit në Greqi, një referendum

Postuar në 21 Maj, 2012 04:32

"Kryeministri britanik, David Cameron beson se zgjedhjet greke duhet të shihen si një referendum për anëtarësinë e Greqisë në eurozonë",-thonë burime të afërta me të. Edhe publikisht, Cameron i tha samitit të NATO-s në Chicago se qytetarët në Greqi duhet të kenë një mesazh të qartë se me anë të votës së 17 qershorit do të reflektojnë opinionin e tyre për euron. Cameron bëhet kështu i dyti lider i Bashkimit Europian që sugjeron referendum për euron përmes zgjedhjeve në Greqi, pasi kancelarja gjermane e kishte ideuar një gjë të tillë ditë më parë përmes një bisede telefonike me presidentin grek, Karolos Papulias. 

Edhe pse kabineti i kancelares e mohoi më vonë propozimin, në Greqi janë hapur debate të forta dhe politikanët gjithnjë e më shumë po e shohin 17 qershorin si caktimin e fatit të vendit në eurozonë. Në një analizë të BBC-së, thuhet se Qeveria në Londër i druhet mundësisë se nëse zgjedhjet e 17 qershorit në Greqi nuk prodhojnë një vendim për krizën, komplikacionet për pjesën tjetër të eurozonës, dhe ekonominë globale, do të jenë shumë më të thella.

Cameron paralajmëroi gjithashtu, se vendet e eurozonës duhet të përgatiten me vendosmëri për një dalje e mundshme të Greqisë nga eurozona. Një opinion i tillë po rritet në Britaninë e Madhe, ekonomia e së cilës do të vuajë pasojat e krizës së eurozonës, edhe pse nuk është anëtare e saj. Samiti i G8 në Camp David, edhe pse apeloi, për nxitjen e rritjes ekonomike në Evropë, paralelisht me masat shtrënguese, nuk solli ndonjë vendim konkret. Hapat e mëpasshëm pritet të merren në samitin e Liderëve të BE-së gjatë kësaj jave në Bruksel.

 

Albanian Screen 

Comments

Submitted by stefan (not verified) on

<p>Ajo qe ka thene Cameron nuk eshte gje tjeter vecse llaf pazari dhe pjese e te njejtit skenar shantazhi qe perfaqeson edhe Merkel. Vete Anglia nuk eshte aspak ne eurozone dhe madje perben modelin se si mund te jesh antar i komunitetit europian por jo i euro-zones. E pse nuk do te mund te egzistojne dhe shtete te tjera, si puna e Anglise apo Bullgari, Rumani etj qe nuk jane ne eurozone?</p><p>Sipas shtypit gjerman, kriza e Greqise i ka sjelle Gjermanise 60 miliarde te ardhura. Me siguri dikush do ti thote&nbsp; &quot;ndal&quot;.</p><p>E megjithate Cameron perfaqeson rrymen liberale qe i intereson e ardhmja e bankave dhe jo&nbsp; e njerezve. Populli grek do te votoje Cipren, sepse qeverite e koruptuara dhe pergjegjese per rritjen e borxhit publik nuk kane besimin e tij per te sjelle nje epoke te re. Sic thuhet shume shpesh, nuk do ndeze llamba ne nje&nbsp; rruge te vjeter (Pashok-Nea Dhimokratia)&nbsp; por do ndricoje bulevardin qe po krijon e majta radikale greke.&nbsp; &nbsp;</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>shum e drejt stefan. le t&#39;merret mister cameroni me bankat e veta, q&#39;i mbron si t&#39;ishin fmij te tij. e per pak e po i shpall krahine indipendente per t&#39;i&nbsp; &#39;rujt&#39; kto far institucionesh financiare qe vjedhin n&#39;menyr me &#39;ligj&#39;. njejt dhe mister obamar qe kerkon dhe t&#39;rizgjidhet pas amnestis q&#39;u dhuroi bankave cube t&#39;veta...turp per kto politikane!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.