Hollande: Respekt për grekët. Gabim krahasimi me Afrikën

Greqia dhe kriza në eurozonë ka qenë tema kryesore e intervistës së parë televizive të presidentit francez Francois Holande në stacionin TV Francë 2.
Presidenti francez deklaroi se gëzon respekt për popullin grek dhe sakrificat e tij. “Grekët kanë vuajtur shumë këtë periudhë. Ne kemi nevojë për respekt dhe unë jam në favor të respektimit", u shpreh Francois Hollande, duke mbajtur distancë të qartë nga deklaratat e Christine Lagarde, që shkaktuan reagime ndërkombëtare.
“Nuk mund të krahasojmë Greqinë me afrikanët”, tha Hollande duke iu referuar deklaratave të Lagarde. "Karakterizime të tilla tregojnë mungesë respekti. Është e vërtetë se ka pasur shumë grekë që nuk kanë paguar taksat dhe kjo nuk mund të pranohet, por unë mendoj se është e papërshtatshme të krahasojmë grekët, me afrikanët që jetojnë më keq se ata. Ne kemi nevojë për respekt dhe unë jam në favor të respektimit", tha ai.
Lidhur me zgjedhjet e afërta, Hollande përsëriti një këshillën për kujdes. "Ajo që grekët do të zgjedhin më 17 qershor do të ketë pasoja për ata dhe për ne dhe unë do të doja që ata të zgjedhin Evropën. Shpresojmë që Greqia të qëndrojë në eurozonë, por duhet të bëjë reforma, në fushën e taksave. Megjithatë ne nuk mund të bëjmë asgjë pa pranimin e popullit grek", tha ai.
Në fund Hollande pohoi se problemi është hendeku në rritje, i zhvillimit mes Evropës veriore dhe asaj jugore. "Njerëzit janë të lodhur nga ashpërsia e vazhdueshme që ka krijuar terren pjellor për forcimin e populizmit. Unë nuk mund të pranoj që Evropa është një “i sëmurë”. Ne jemi ekonomia më e madhe në botë dhe nuk do të dorëzojmë armët në luftën për të mbajtur eurozonën në pozitën e parë të ekonomive të botës”, deklaroi presidenti francez.
Anila Jole
Ballknaweb.com
Add new comment