Arkiv-Lajme të përditësuara

Egjipt , pas 30 viteve hiqet gjendja e jashtëzakonshme

Postuar në 01 Qershor, 2012 04:54

Ushtria egjiptiane njoftoi dje heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, e vendosur në vitin 1981 pas vrasjes së presidentit Anvar al Sadat. 

''Sidoqoftë, ushtria do të vazhdojë ta marrë përsipër përgjegjësinë kombëtare dhe historike duke pasur parasysh se gjendja e jashtëzakonshme është hequr në pajtim me Kushtetutën'', thuhet në deklaratën e rastit të ushtrisë egjiptiane.  Pas atentatit ndaj presidentit Sadat në vitin 1981, në Egjipt u vendos gjendja e 
jashtëzakonshme, që zgjati deri dje. 

Greqi, radikalët e “Syriza”-s favoritë në zgjedhje

Postuar në 01 Qershor, 2012 04:48

Partia radikale e majtë dhe kundërshtuese e planit të BE-së për Greqinë, “Syriza”, pritet të dalë fituese nga zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, të cilat do të mbahen në datën 17 qershor. 

Zgjedhjet do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse vendi do të mbetet në zonën euro apo do të deklarojë falimentimin, duke zgjedhur të mos paguajë borxhet dhe të kalojnë në dhrahmi.

Kriza, Obama-Merkel-Hollande-Monti diskutojnë për masat

Postuar në 31 Maj, 2012 15:10

Kriza ekonomike ka mbledhur në një telekonferencë presidentin amerikan Barack Obama, kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Fransua Hollande dhe kryeministrin italian Mario Monti. 

Siç raporton e përditshmja “Corriere della Serra”, duke iu referuar burimeve diplomatike europiane, 4 liderët janë konsultuar gjatë dje pasdite mbi krizën dhe masat që duhen marrë. 

Maqedoni, dhuna ndaj shqiptarëve, debat i ashpër në Parlament

Postuar në 31 Maj, 2012 15:05

Operacioni policor "Monstër" ka qenë në qendër të vëmendjes së seancës së sotme parlamentare të pyetjeve të deputetëve. Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu ka kërkuar përgjegjësi dhe llogari nga ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska lidhur me të arrestuarit dhe të paraburgosurit e këtij rasti, duke përfshirë rastin e të zhdukurit për gjashtë ditë të Haki Hazirit, tashmë i paraburgosur në Manastir dhe brutalitetin ndaj femrave të ndaluara shqiptare nga njësitet speciale në korridoret e gjykatës, raporton agjencia e lajmeve INA. 

Norvegji, Breivik ishte i droguar gjatë sulmit

Postuar në 31 Maj, 2012 15:01

Anders Behring Breivik përdori stimulantë përpara se të lëshonte sulmin e tij vdekjeprurës në Norvegji në datën 22 korrik të vitit të shkuar, u bë e ditur gjatë procesit që po zhvillohet në Oslo. 

Një ekspert i toksikologjisë dhe mjekësisë ligjore, Joerg Moerland, deklaroi në cilësinë e dëshmitarit se vrasësi kishte marrë një përzjerje ephedrine, kafeine dhe aspirine.

”Mund të thuhet se ai ishte lehtësisht ose mesatarisht i droguar. Substanca ka luajtur një rol stimulues në veprimet e tij”, deklaroi eksperti gjatë procesit.

Thellohet skandali i trukimeve në Itali, Prokuroria: Buffon baste marramendëse

Postuar në 31 Maj, 2012 14:59

 Vijon skandali i basteve në Itali me informacione të tjera tronditëse. Këtë radhë në objektiv është portieri dhe kapiteni i Juventusit, Gigi Buffon. Sipas mediave vendase, kapiteni i bardhe e zinjve, ka vënë baste të ndaluara, të cilat kapin shifrën e 1 milion e gjysëm eurove. 

Zaganjori, emër drejt rrëzimit

Postuar në 31 Maj, 2012 12:52

Kur parlamenti vendosi qe raundi i dyte për votimin e Presidentit te behet paraditen e te hënës e 4 qershorit, ne orët e fundit janë intensifikuar takimet jopublike për procesin e zgjedhjes se presidentit. Kështu, përflitet se Ilir Meta është takuar me Edi Ramen, takim përgjatë te cilit me shume gjase kandidatura e Xhezair Zaganjorit ka rene si emër konsensual për postin e larte.

Ndërtimet pa leje, qeveria tarifë të re për legalizimet

Postuar në 31 Maj, 2012 05:16

 Të interesuarit për të legalizuar ndërtimet pa leje, përveç kuotës prej 4 mijë lekësh për çdo kat, tashmë do të paguajnë edhe një tarifë shërbimi për hartimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, vlera e së cilës është 6 mijë lekë. Tarifa e re që hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare u miratua dje përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave në kuadrin e ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.

Siri, rebelët ultimatum qeverisë së Asad

Postuar në 31 Maj, 2012 04:49

 

Ushtria e Lirë Siriane i ka dhënë qeverisë së Presidentit Bashar Al-Asad një afat 48-orësh për të shqyrtuar planin e armëpushimit të OKB-së. 

Koloneli i ushtrisë rebele, Qassim Saadeddine tha se nëse nuk do të jepej asnjë përgjigje deri në mesditën e së premtes atëherë Ushtria e Lirë Siriane do ta konsideronte veten jo më të lidhur me planin e paqes.

Plani u bën thirrje forcave qeveritare të tërhiqen në kazerma.

Të mërkurën, vëzhguesit e OKB-së konfirmuan zbulimin e 13 viktimave nga shkëmbimi i zjarrit në afërsi të qytetit të Deir El-Zour.

Irlanda voton për traktatin e BE-së

Postuar në 31 Maj, 2012 04:47

 

Votuesit irlandezë kanë filluar mëngjesin e së enjtes të hedhin votën e tyre në kuti, për ratifikimin ose jo të Traktatit Fiskal Evropian, që vendos rregulla të rrepta për vendet me defiçit buxhetor. 

Në rast refuzimi, Irlanda do të përjashtohej nga fondet e emergjencës të Bashkimit Evropian, në një kohë kur paketa e ndihmës për të skadon në vitin 2013. 

Irlanda është i vetmi nga 25 vendet që ka çuar në votim paktin fiskal, i cili për shkak të kompleksitetit të tij nuk pritet të ketë një pjesëmarrje të lartë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara