Maqedoni, dhuna ndaj shqiptarëve, debat i ashpër në Parlament

Postuar në 31 Maj, 2012 15:05

Operacioni policor "Monstër" ka qenë në qendër të vëmendjes së seancës së sotme parlamentare të pyetjeve të deputetëve. Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu ka kërkuar përgjegjësi dhe llogari nga ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska lidhur me të arrestuarit dhe të paraburgosurit e këtij rasti, duke përfshirë rastin e të zhdukurit për gjashtë ditë të Haki Hazirit, tashmë i paraburgosur në Manastir dhe brutalitetin ndaj femrave të ndaluara shqiptare nga njësitet speciale në korridoret e gjykatës, raporton agjencia e lajmeve INA. 

Nga ana e saj, ministrja e MPB-së, Jankullovska ka theksuar se gjatë këtij aksioni janë respektuar të gjitha standardet profesionale dhe rregullat e sjelljes së policëve. Ajo ka shtuar se deputeti Aliu po tenton të manipulojë me të dhënat lidhur me operacionin "Monstër". 

“Procedura para hetimore është kryer dhe në bazë të atij para-hetimi është ngritur padi penale për terrorizëm dhe ne nuk kemi arsye të fshehim se kemi siguruar argumente të cilat ia kemi dorëzuar Prokurorit përgjegjës", theksoi Jankullovska. 

Debati ka kulmuar kur ministrja Jankullovska i ka thënë deputetit Aliu që të ketë kujdes se çfarë deklarohet. "Unë punoj në interes të Republikës së Maqedonisë, por nuk e dij se për çfarë interesa ju punoni. Kujdes se çfarë flisni dhe respektoni ligjet", deklaroi Jankullovska. Ndërkohë, përgjigja e deputetit të PDSH-së ka qenë se nuk mund ta kërcënojë ate dhe se ajo duhet të përgjigjet për të paraburgosurit që siç u shpreh po mbahen si pengje dhe janë të rrahur. 

Policia maqedonase ndërmori operacionin e koduar 'Monstër', për arrestimin e autorëve të vrasjes së 5 të rinjve maqedonas në 13 prill, në Smilkovcë. Më 13 prill, në bregun e liqenit pranë Smilkovcit u vranë qytetarët maqedonas Kire Triçkovski, Aleksandar Naçeski, Filip Slavkovski dhe Cvetanço Acevski të moshës prej 18 deri 20 vjeç, si dhe Borçe Stefanovski (45) nga fshati Creshevë. Pesë personat, sipas informacioneve të deritanishme të policisë, janë vrarë me armë automatike nga shumë pranë 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.