Kriza, Obama-Merkel-Hollande-Monti diskutojnë për masat

Kriza ekonomike ka mbledhur në një telekonferencë presidentin amerikan Barack Obama, kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Fransua Hollande dhe kryeministrin italian Mario Monti.
Siç raporton e përditshmja “Corriere della Serra”, duke iu referuar burimeve diplomatike europiane, 4 liderët janë konsultuar gjatë dje pasdite mbi krizën dhe masat që duhen marrë.
Diskutimi mes tyre pason takimin e G8-ës në Kemp Devid, 10 ditë më parë dhe samitin e javës së kaluar. Sipas të njëjtave burime, temat e diskutimit kanë qenë thuajse të njëjta, situata në Greqi dy javë para zgjedhjeve, gjendja e sistemit bankar në Europë dhe vendimet që duhen marrë në samitin e BE-së, në fund të qershorit në Bruksel.
Ballkanweb.com
Add new comment