Zaganjori, emër drejt rrëzimit

Kur parlamenti vendosi qe raundi i dyte për votimin e Presidentit te behet paraditen e te hënës e 4 qershorit, ne orët e fundit janë intensifikuar takimet jopublike për procesin e zgjedhjes se presidentit. Kështu, përflitet se Ilir Meta është takuar me Edi Ramen, takim përgjatë te cilit me shume gjase kandidatura e Xhezair Zaganjorit ka rene si emër konsensual për postin e larte.
Gjate ditës se sotme gjithashtu mësohet se kreu i LSI-se Meta është takuar edhe me shefin e mazhorances Berisha, ne përpjekje për te dale me një kandidat konsensual për president. Rreth orës 14:00 te dy protagonistet e koalicionit qeveritar, Berisha e Meta, kane biseduar ne zyrën e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, duke shfrytëzuar edhe faktin qe gjate gjithë paradites ka zhvilluar punimet e rregullta seanca plenare. Mësohet se te tjerë emra po ngrihen e bien ne tryezën e negociatoreve dhe ne fjalorin politik është rikthyer teza e një zgjidhjeje me konsensus te gjitha palët. Ilir Meta duket se ka marre përsipër rolin e ndërmjetësit ne gjithë këtë histori, duke tentuar madje qe jo vetëm te konkludoje me një emër qe do ta kënaqte edhe Berishën edhe Ramen, por edhe te tentoje një takim mes te dyve. Një parapërgatitje terreni për një ulje bashke te krerëve te PD e PS, ne fakt, Meta e ka bere edhe gjate ditës se sotme, kur ne një aktivitet te Lëvizjes se Gruas për Integrim ka folur për dobinë e takimit Berisha-Rama. Orët e ethshme te politikes vazhdojnë ne kërkim te një emri, qe do te bashkonte te gjitha palët dhe deri ne raundin e dyte te votimit, situata mund te ndryshoje shume here.
(Vizion Plus)
Comments
Zaganjori si Zaimi dhe Kuko,
<p>Zaganjori si Zaimi dhe Kuko, per lesh - ky mund te kishte qene nje titull me i mire qe do shkote edhe me foton...</p>
Add new comment