Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqi, "Kathimerini": Shteti ka para deri në fund të korrikut

Postuar në 13 Qershor, 2012 06:58

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se shteti ka të holla deri në fund të korrikut, duke cituar burime nga ministria e Financave. 

Sipas gazetës, shteti ka aktualisht rreth 2 miliardë euro, shumë që vlerësohet të jetë e mjaftueshme deri në 20 korrik në mënyrë që makina shtetërore të funksionojë pa probleme. Shkruhet gjithashtu se shteti planifikon të përdorë dhe 3 miliardë euro nga Fondi i Stabilitetit Financiar, pas miratimit të veçantë të këtij fondi nga ana e Treshes.

P/ligj për klasifikimin e konsumit të energjisë, masat që merren

Postuar në 13 Qershor, 2012 06:56

Komisioni i Ekonomisë shqyrton sot  p/ligjin për informacionin e konsumit të energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji. Sipas këtij projektligji të gjitha produktet që kanë ndikim në konsumin e energjisë, kryesisht elektroshtëpiaket dhe makineritë, do të kenë një skedë shoqëruese, në të cilën jepen të dhëna për këtë produkt. 

Greqia e krizës, Athina qytet më i shtrenjtë se Berlini

Postuar në 13 Qershor, 2012 06:04

Athina është një qytet shumë i shtrenjtë për të jetuar, madje edhe më i shtrenjtë se Berlini. 

Në listën vjetore të publikuar nga ana e kompanisë Mercer, Athina ndodhet në pozicionin e 78, ndërsa Berlini në të 106. 

Në vendin e parë në listë, është Tokio, ku mesatarja e një kafeje arrin në 6.48 euro, 5 euro kushton një gazetë dhe 2.5 euro një shishe me qumësht. 

Akoma më e habitshme, është që Luanda, një qytet në Angola, ku më shumë se gjysma e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë, renditet në qytetin e dytë më të shtrenjtë në planet.  

Lezhë, banorët në protestë për mungesën e energjisë

Postuar në 13 Qershor, 2012 05:59

Mungesa prej 10 ditësh e energjisë elektrike ka bërë që banorët e një lagjeje në Lezhë të bllokojnë dyert e zyrave të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ në këtë qytet. 

Bëhet fjalë për 130 familje të lagjes “Besëlidhja”, të cilët vuajnë mungesën e energjisë, pas djegies së transformatorit që furnizonte zonën. Protestuesit kanë kërkuar zgjidhjen e shpejtë të situatës, që sipas tyre është bërë e padurueshme dhe ka bllokuar te gjithë aktivitetin e tyre të përditshëm. 

Kriza vë në rrezik popullaritetin e Obamës

Postuar në 13 Qershor, 2012 05:57

Kriza ka vënë në rrezik popullaritetin e Presidentit amerikan, Barak Obama. Sipas sondazhit te fundit të IPSOS ka rene me 47 %, niveli më i ulët nga muaji janar. 

Mediat shkruajne se kjo rënie e popullaritetit- gjen shpjegim ne te ashtuquajturin "muajin e tmerrshem", si pasojë e frenimit te rritjes ekonomike dhe shtimit te nivelit te papunesise.  Kësaj i rëndon edhe frika në rritje e familjeve amerikane, për situatën në Europë. 

Angli, martesat gay, Kisha kërcënon qeverinë

Postuar në 12 Qershor, 2012 15:07

Qeveria britanike ka ndërmarrë disa hapa konkretë në respektimin dhe të drejtat e personave homoseksualë. E fundit prej tyre, është një propozim për të legalizuar martestat mes personave të të njëjtit seks. 

Por ky hap mund të krisë përfundimisht marrëdhëniet mes qeverisë dhe Kishës Anglikane. Kleri fetar që organizon martesat mes britanikëve për llogari të qeverisë, ka kërcënuar se nuk do t’i kryejë më këto, nëse qeveria vendos të legalizojë martesat mes homoseksualëve.

Agimi i Artë: Qoftë e bekuar dora e atij që vrau shqiptarin

Postuar në 12 Qershor, 2012 15:00

Në një takim zgjedhor të partisë Agimi i Artë, kandidati për deputet, Ilia Panajotaros, lajmëroi se kjo parti do beje gjithcka për trajtim më të mirë të grekëve në spitale dhe jo si të barabartë me emigrantët. 

"Nëse Agimi i Artë hyn në Parlament, do të bëjë bastisje në spitale e kopshte dhe do të hedhë në rrugë emigrantët e paligjshëm dhe fëmijët e tyre, që qëndrojnë në një vend me grekët dhe trajtohen si ata”, tha kandidati nën duartrokitjet e simpatizantëve, rreth 440 000 prej të cilëve, në zgjedhjet e 6 Majit, i bënë neonazistët një forcë parlamentare. 

BE, “unifikimi” bankar nis në 2013-n

Postuar në 12 Qershor, 2012 14:35

Një mekanizëm unik që do të mbikqyrë njëkohësisht bankat në të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian mund të jetë gati duke nisur që nga viti 2013, informoi të martën Komisioni Europian. 

Një ligj i ri kontradiktor, për formimin e një fondi rezervë për bankat dhe institucionet financiare nëpërmjet një takse të re për qytetarët gjithashtu është planifikuar të zbatohet duke nisur nga viti i ardhshëm.

Propozimi i BE-së parashikon formimin e depozitave të mjaftueshme për të mbrojtur kursimet në rastin e një kolapsi.

Tregjet aziatike bien nga frika e euros

Postuar në 12 Qershor, 2012 06:08

Tregjet aziatike kanë rënë nga frika e krizës së borxhit në eurozonë, pasi kostoja e huave për Spanjën dhe Italinë u ngrit. 

Bursa japoneze Nikkei, ajo koreano-jugore Kospi dhe Hang Seng e Hong Kongut ranë pranë kuotës 1 për qind. Ditën e hënë, të ardhurat nga bondet spanjolle u rritën deri në 6.5 për qind, ndërsa ato nga bondet 10-vjeçare italiane në 6.032 për qind. 

Analistët thonë se kjo tregon se ka shqetësime për gjendjen financiare të vendeve evropiane, pavarësisht ndihmës për bankat spanjolle. 

Lagarde: 3 muaj për të shpëtuar euron

Postuar në 12 Qershor, 2012 06:04

“Nëse do të duhen masa të mëtejshme për të shpëtuar euron, ato duhet të merren menjëherë, në më pak se tre muaj”. 

Kështu ka deklaruar drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, në një intervistë për CNN. 

Pyetjes nëse e mbështet parashikimin e financierit George Soros, sipas të cilit Evropa ka vetëm tre muaj për të shpëtuar euron, Lagarde ka marrë kohë për t’u përgjigjur dhe më pas ka thënë se: 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara