Lezhë, banorët në protestë për mungesën e energjisë

Mungesa prej 10 ditësh e energjisë elektrike ka bërë që banorët e një lagjeje në Lezhë të bllokojnë dyert e zyrave të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ në këtë qytet.
Bëhet fjalë për 130 familje të lagjes “Besëlidhja”, të cilët vuajnë mungesën e energjisë, pas djegies së transformatorit që furnizonte zonën. Protestuesit kanë kërkuar zgjidhjen e shpejtë të situatës, që sipas tyre është bërë e padurueshme dhe ka bllokuar te gjithë aktivitetin e tyre të përditshëm.
Drejtuesit e kompanisë CEZ kanë premtuar zëvendësimin e transformatorit dhe rikthimin e energjisë brenda mbrëmjes së sotme.
Ballkanweb.com
Add new comment