Kriza vë në rrezik popullaritetin e Obamës

Postuar në 13 Qershor, 2012 05:57

Kriza ka vënë në rrezik popullaritetin e Presidentit amerikan, Barak Obama. Sipas sondazhit te fundit të IPSOS ka rene me 47 %, niveli më i ulët nga muaji janar. 

Mediat shkruajne se kjo rënie e popullaritetit- gjen shpjegim ne te ashtuquajturin "muajin e tmerrshem", si pasojë e frenimit te rritjes ekonomike dhe shtimit te nivelit te papunesise.  Kësaj i rëndon edhe frika në rritje e familjeve amerikane, për situatën në Europë. 

Sipas sondazheve, niveli i popullaritetit te tij ka rene me tre pike brenda nje muaj, nga 50 % ne muajin maj ne 47 % ne muajin qershor. Numri i amerikaneve te bindur se vendi po ndjek rrugen e gabuar për të dalë nga kriza është shtuar me gjashtë pike perqindje në një muaj duke arritur ne 63%- nje goditje jo pak e vogel per Obamen, i cili në nëntor synon të marrë mandatin e dyte. 

Nga e gjithe keto shifra, perfiton me shume kundershtari i tij republikan, Mit Romni i cili prej javesh ka vene ne shenjester presidentin sa i takon rritjes ekonomike- duke e akuzuar se- politikat e tij jane deshtuese dhe jashte realitetit. Po sa i takon aprovimit në rang nderkombetar? Edhe ky ka rene ndjeshem sipas nje sondazhi te Peë Research. 

Ne 21 vendet e anketuar, renia me e madhe eshte vene re ne Kine, nga 57 ne 27 %. ne pese vende Europiane, ku u kryen sondazhe ne 2009 dhe 2012, aprovimi i politikave nderkombetare te Obames ra nga 78 % ne 63 %, ne pese vende myslimane nga 34 % ne 15%. Edhe Rusia iu bashkua vendeve ku renia ka qene dyshifrore nga 40 % ne 18 %.Pyetjes se famshme po nëse amerikanet do të votonin sot për presidentin? Pergjigjia do te ishte, Romni do te kryesonte me nje pike perqindje duke marre 45 % ndersa obama 44 %. Sipas vezhguesve- vetem nje muaj me pare, presidenti amerikan kryesonte me shtate pike.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.