Drejtoresha e FMN, Lagarde: Grekë, bëni si Letonia!

Postuar në 05 Qershor, 2012 14:35

Në një intervistë për gazetën suedeze "Dagbladet Svenska", kreu i FMN, Christine Lagarde iu bën thirrje Greqisë dhe vende të tjera evropiane për të mësuar nga Letonia, lidhur reformat e ndjekura prej kësaj të fundit. 

"Politikanët letonezë e kuptuan se ndryshimet strukturore ishin të nevojshme dhe morrën disa vendime shumë të guximshme ", thotë kreu i FMN-së. 

Në të njëjtën intervistë, znj Lagarde, thekson se Banka Qendrore Evropiane ka vend për të ulur normat e interesit duke mohuar edhe njëherë se Fondi ka filluar bisedimet me Spanjën për ndihmë. 

Lagarde theksoi se Letonia ka kërkuar fonde nga FMN-ja në dhjetor të vitit 2008 dhe programi 3-vjeçar i reformave ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar, pavarësisht faktit se vendi ende shlyen kreditë e Fondit. 

Jo shumë kohë më parë, shembulli i Letonisë u bë shkak për polemika politike, kur Evangelos Venizelos, ish Ministër i Financave tha në një intervistë televizive se "Greqia ka ende një rrugë të gjatë për t'u bërë si Letonia", vend ku paga mesatare shkon në rreth 200 euro në muaj,

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.