Clinton: Romney në Shtëpinë e Bardhë, fatale për SHBA

Postuar në 05 Qershor, 2012 07:45

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha se hyrja e kandidatit të Partisë Republikane, Mitt Romney në Shtëpinë e Bardhë do të ishte “fatale” për SHBA-në dhe botën, njofton Associated Press. 

“Presidenti i SHBA-së Barack Obama meriton një mandat të dytë për mënyrën se si e ka udhëhequr politikën ekonomike në një situatë të mjerë dhe se alternativa do të ishte fatale për vendin dhe botën”,- ka vlerësuar Clinton. 

Ish-presidenti Amerikan Bill Clinton dhe Obama janë përqendruar të hënën në mesazhet ekonomike, ndërsa sondazhet tregojnë se ekonomia do të jetë përcaktuese në zgjedhjen e fituesit në zgjedhjet e nëntorit në SHBA. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.