Siria shpall diplomatët amerikanë dhe evropianë, të padëshiruar

Postuar në 05 Qershor, 2012 14:49

Siria ka shpallur 17 diplomatë, përfshirë këtu ata amerikanë dhe europianë si “persona të padëshiruar”. Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Sirisë u bë disa ditë pasi shtetet perëndimore dëbuan diplomatët e Sirisë, për shkak të masakrës së 108 njerëzve në Houla, në fund të muajit Maj. 

Në mesin e ambasadorëve të padëshiruar në Siri janë edhe ata të Shteteve të Bashkuara, të Britanisë, të Francës dhe të Turqisë. Pothuajse shumica e të dërguarve perëndimorë tashmë janë tërhequr nga qeveritë e tyre në shenjë proteste për shkak të dhunës së regjimit të Sirisë ndaj protestuesve, që janë ngritur kundër sundimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad. 

Ministria e Jashtme e Sirisë tha se qeveria e këtij vendi “ende beson në rëndësinë e dialogut” dhe se është e hapur për ripërteritjen e lidhjeve me perëndimin. Ndërkohë, mësohet se regjimi i Bashar al Assad ka vendosur të lejojë punonjësit humanitarë të OKB-së të kenë akses në katër provincat më të goditura nga dhuna ne Siri. Kështu operatorët e OKB-së pritet të mbërrijnë në orët e ardhshme në qytetet e Homs, Deir el-Zour, Daraa dhe Idlib. Marrëveshja e nënshkruar nga Damasku parashikon aksesin për 9 agjenci të OKB-së dhe shtatë organizata jo qeveritare. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.