Dita Botërore e Mjedisit, aktivitete sensibilizuese

Postuar në 05 Qershor, 2012 07:50

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Ministria e Mjedisit dhe ministritë e linjës do të zhvillojnë sot një sërë aktivitetesh sensibilizuese. 

Në ambientet e MMPAU, kanë mbërritur një përfaqësi e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, punonjës nga të gjitha ambasadat, të cilët pasi kanë mbaruar një stafetë nga ambasada në ambasadë të hipur në biçikleta, do t`i dorëzojnë ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, flamurin e riciklimit, si e ardhmja e një mjedisi të pastër. 

Ndërsa Ambasada Suedeze në Tiranë ka mbështetur hapjen e një ekspozite me karikatura me fokus ndikimin e ndryshimeve klimatike në mjedis. 

Kjo ekspozitë do të hapet pasditen e sotme në hollin e Muzeut Kombëtar, në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit. 

 

Ballkanweb.com

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.