Plani spanjoll, bursat përgjigjen pozitivisht

Tregjet në Europë dhe Azi u përgjigjen pozitivisht pas lajmit se ministrat e eurozonës i dhanë bekimin planit të shpëtimit për bankat spanjolle, nje ndihmë që do ti kalojë 100 miliarde eurot.
Në orët e para të mengjesit bursa e Madridit, Ibex u rrit 4.5 %, ajo e Parisit CAC 40, me 1.8 %, DAX e Frankfurtit me 2.3 % dhe FTSE 100 e Londres ne 1.7 %. Me heret Nikei ne Tokio u mbyll me 2.0%.
Euro u rrit me me shume se nje cent kundrejt dollarit.
Bankave të Spanjës i mbeten miliarde euro hua te keqija, pas problemeve ne tregun e pasurimeve te paluejtshme dhe recesionit. Shifra e sakte qe do t'i duhet Madridit do te vendoset pas perfundimit te dy auditeve, qe do te kryehen brenda pak ditesh.Spanja po kalon recesionin e dyte ne keto tre vitet e fundit dhe ekspertet paralajmeruan se ekonomia do te pesoi nje renie me 1.7 % kete vit.
Gazetari spanjoll Migel Ankso Murado i tha BBC-se se shume spanjolle jane te habitur per planin e shpetimit. "Ata ende nuk e dine shpjegoi ai- në duhet te ndjehen te lumtur apo te turperuar". Te djelen pati protesta në Spanjë, kunder vendimit të qeverise spanjolle per te paraqitur zyrtarisht kerkesen per ndihme, per bankat e vendit.
Analistet thane se marreveshja per Spanjen do t'i ndihmoje politikanet te zgjidhin pprobleme te tjera te eurozones. Çeshtja me e madhe dhe e veshtire perpara eshte ajo e zgjedhjeve greke, qe do te zhvillohen me 17 qershor, ku parashikimet sygjerojne qe partite kunder eurozones te vijne ne pushtet.
top-channel.tv
Add new comment