Ankesat për ilaçe, penalizime për farmacitë abuzuese

Ilaçet në Shqipëri shiten nga njerëz të padiplomuar dhe jo nga farmacistët. Sipas Urdhërit të Farmacistit, në shumicën e rasteve, këta njerëz shesin medikamente në mënyrë të kundërligjshme pa recetën e mjekut. Për këtë, Urdhri i Farmacistit ka ngritur një strukturë për mbikqyrjen profesionale, që do të koordinojë me këshillat e rretheve inspektime dhe verifikime të hollësishme në çdo farmaci.
"Urdhëri i Farmacistëve tashmë ka një strukturë profesionale që do të koordinojë punën për mbikqyrjen profesionale në bashkëpunim me të gjitha këshillat rajonal. Ushtruesit e profesionit do të jenë objekti i gjykimit disiplinor profesional. Qëllimi final është që ushtrimi i profesionit të bëhet nga profesionistë farmacistë dhe jo nga profesionistë të tjerë", deklaroi Arjan Jaupllari, president i Urdhërit të Farmacistit.
Shqetësimet më të shumta pranë Urdhërit të Farmacistit kanë ardhur nga vetë qytetarët. Për pjesën dërrmuese të këtyre ankesave, inspektorët e këtij Urdhëri do të ushtrojnë kontrolle deri në fund të muajit.
Albanian Screen
Add new comment