“Tobin Tax”, Merkel kërkon mbështetjen e Hollande

Postuar në 11 Qershor, 2012 10:45

 

Kancelarja gjermane shpreson të marrë përkrahjen nga presidenti francez Francois Hollande për të ashtuquajturën “Tobin Tax”, ose taksa e transaksioneve financiare. 

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert duke saktësuar se Merkel synon të marrë mbështetjen e Hollande gjatë samitit që do të mbahet në Romë më 22 qershor e ku janë të ftuar të kryeministri italian, Mario Monti, përvec kancelares gjermane, edhe presidenti francez Hollande dhe kryeministri spanjoll Rajoy.

Gjermania këmbëngul në adoptimin e taksës së transaksioneve financiare, e cila sipas Berlinit do të disiplinonte sistemin bankar dhe do të rriste kontrollet e qeverive të eurozonës duke i bërë ato më shumë efikase në luftën kundër evazionit fiskal.

“Tobin Tax” i është propozuar më herët edhe ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy. Sarkozy shprehu mbështetjen për këtë taksë, por humbja e tij në zgjedhjet e fundit në Francë përballë socialistit Hollande ka vendosur në pikëpyetje mjaft reforma financiare të miratuara dhe propozuara nga dyshja “Merkozy”.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.