Të përndjekurit protestë para Kuvendit, shoqërohen në polici

Postuar në 11 Qershor, 2012 10:49

Një grup të përndjekurish politik, në kohën kur në parlament diskutohej për Presidentin e ri të Republikës, protestuan para këtij institucioni për dëmshpërblimin e pa marrë si dhe i kërkuan politikës që presidenti i ri të jetë një ish i përndjekur politik. 

Te vendosur para parlamentit dhe të lidhur me zinxhirë, protestuesit janë larguar nga policia pasi sipas bluve të kryeqytetit, këta persona nuk kishin marrë leje për protestën. 

Të përballur me rezistencën e protestuesve, policia shoqëroi në komisariatin numër 1 rreth 11 persona të cilët u mbajtën për 6 orë në dhomat e shoqërimit. 

Të kontaktuar nga NEWS24 ish të përndjekurit politik u shprehen se do të kërkojnë dhe mbrojtjen e Avokatit të Popullit për të drejtat e tyre që u takojnë me ligj. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.