Aplikimet online, vendorët pa internet e informacion

Bashkitë dhe komunat në Kukës e Shkodër nuk kanë internet apo nuk e njohin fare aplikimin on-line për të përfituar nga projektet e qeverisë dhe donatorëve. Aplikimi online për projekte që lidhen me përmirësimin e jetës së komunitetit, është dicka e re për njësitë vendore, pasi drejtuesit e tyre sorollaten nëpër institucione për një kohë të gjatë duke pritur financime. Por nëpër komunat e bashkitë e këtyre dy qarqeve ose nuk ka fare linjë interneti, ose kjo praktikë nuk njihet ende.
"Deri tani ne nuk kemi aplikuar nëpërmjet internetit, tani meqë ka dalë nesër do të vazhdojmë aplikimin nëpërmjet internetit. Në zonën tonë janë tre punime, dhe vetëm pritet të lidhet kabulli, në moment jemi të gatshëm të bëjmë aplikime nëpërmjet internetit", tha Kujtim Gjoka,kryetar i komunës Bushtricë.
Praktika e re pritet të ndikojë edhe në uljen e nivelit të korrupsionit, si dhe rritjen e transparencës. Por ashtu si në Kukës, edhe pushteti vendor në Qarkun e Shkodrës, vazhdon t?i përcjellë projektet permes korrespondences, dorazi pranë Prefektures dhe Qarkut ose prane donatorëve dhe organizmave që mbështesin financimin e tyre.
"Faktikisht përsa i përket infrastrukturës ne e disponojmë atë, por ne nuk jemi të njohur me këtë praktikën e dërgimit online të projekteve tona, qoftë në prefekturë, ose në këshillin e qarkut. Ne deri tani kemi ecur me rrugën duke i dërguar me anë të korrespondencës", thotë Arvid Osja, N/kryetar i Komunës Rrethinë, Shkodër.
Komuna Rrethinë per kete vit ka aplikuar ne 5 projekte, nga të cilët njëri me Fondin Shqiptar te Zhvillimit dhe 4 te tjera permes Qarkut të Shkodrës janë percjelle ne ministrite perkatese. Projektet e këtyre komunave konsistojnë kryesisht në përmiresimin e infrastruktures, zhvillimin e bujqesise, ne fushen sociale etj.
Albanian Screen
Add new comment