Shpipëri Hesapi

Po fshijnë parrullat

Postuar në 13 Tetor, 2024 12:10

Dikush po fshin parrullat që kërkojnë Erion Veliajn të shkojë në burg. Në rrugën "Tefta Tashko" në Tiranë, ku Bashkia nuk bën asnjë punë, përveçse prish rrugën një herë në muaj për të rregulluar rrjetin e ujësjellësit, janë kujtuar të fshijnë parrullën më normale: Erion Veliaj, shko te shokët! 

Presidenti ankohet te homolgu turk për "zyrat e vogla"

Postuar në 11 Tetor, 2024 09:50

Mediat raportojnë se presidenti i Republikës Bajram Begaj i qan hallin homologut turk Erdogan se ka zyrat e vogla. Ndaj ai ndan me të shqetësimin se do t'i kërkojë z. Rama zyra tê reja. 

Do i them Edit që na duhet një zyrë tjetër

dëgjohet Bajrami i Presidencës. Me shaka kuptohet. 

https://youtu.be/nLuXbzIt0zA?si=aTMPorBxaGQLbCPW

Transferimi si dukuri e mbetur vetëm në media

Postuar në 11 Tetor, 2024 00:11

Mund të ketë lexues që nuk e kanë qejf faqen tonë. Normale. Por duhet të kenë kujdes se mundet që shkrime të këtushme t'i gjejnë gjetiu. Si p.sh ky shënim që ka marrë transferimin te gazeta "Dita". Pa cituar dhe megjithë gabimet drejtshkrimore. Dhe bën vaki e i njëjti shkrim duket mirë. Larg qoftë!

Gazeta në fjalë ka edhe një bord, ka kontribute nga shumë autorë, në fund të shkrimeve autoriale që janë diamante të publicistikës, vendos ligjin për të drejtën e autorit. Të dridhen mishtë kur ia lyp imagjinatës që ato xhevahire t'i kalosh edhe në faqen që administron. 

Bujar Spahiu bojkoton inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë që do menaxhohet nga turqit

Postuar në 08 Tetor, 2024 19:34

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë do të menaxhohet nga pala turke. Kjo rezulton nga një njoftim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që ndërsa njofton se inaugurimi bëhet më 10 tetor, shton se:

Lotë dhe tubim për Salianjin?! Si shoqëri e kemi një dërrasë mangët

Postuar në 27 Shtator, 2024 20:13

Salianji shkoi në burg. Me vendim gjykate. Ngriti dy gishtat lart, qeshi dhe hyri në polici. Me pamjen dhe kërrusje andreotiane, një fytyrë e lyrshme prej ciniku, ish-Zëdhënësi i Babales ia mbajti për në Fier. 

Tubimi dhe lotët për burgosjen e tij për pak sa nuk paralelizuan zhurmuesit e Rrugës së Shpresës për Sali Penxheren, aq sa një njeriu normal i lind pyetja: jemi mirë si shoqëri apo jemi kalbësira? 

Lotë për Saimir Tahirin, lotë për Salianjin, madje edhe një monolog sentimental në media kombëtare dhe gjithë media që vëzhgon se çfarë po bën Salianji!

Pa Atdhe nuk ka Fe! Ta bësh Zotin badihava

Postuar në 27 Shtator, 2024 01:40

Pa Atdhe nuk ka Fe! 

Deviza e bektashinjve kjo. Në Kongresin e Parë u sanksionua madhe që dervishët duhet të luten edhe për zgjerimin e Atdheut. 

Dhe Atdheu u Zgjerua ndonêse po boshatiset. Bektashinjtë shqiptarë e gjetën atdheun. Tani po kërkojnë shtetin që ta ruajnë Fenë. Të kujt Dini janê këta? 

Dijetari model BBF: Shqipëria ka 4 besime tradicionale

Postuar në 25 Shtator, 2024 11:30

Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë dhe se nevoja e këtij hapi është jo vetëm në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar, po edhe në shërbim të domosdoshmërisë së investimit tonë të vazhdueshëm për ruajtjen e për pasurimin e thesarit të paçmueshëm të tolerancës e të harmonisë fetare, ku bektashizmi ka meritën dhe rolin e vet të pazëvendësueshëm krahas tre besimeve të tjera

Baba Derziut i shkruajnë Azhanset

Postuar në 22 Shtator, 2024 18:16

Nëse do të kërkohet në media në këto vite nuk do të gjendet asnjë ankesë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ndaj qeverive shqiptare. Titullari i saj është kudo i ftuar dhe begenisur.

Sot megjithatë, Kryegjyshata ka dalë me një njoftim përmes të cilit “mirëpret idenë e sovranitetit të urdhërit” sepse ky sovranitet do ndihmojë në çuarjen përpara të misionit.

Pse nuk hapet Xhamia e Namazgjasë?

Postuar në 22 Shtator, 2024 00:56

Shtet sovran për bektashinjtë, por z. Rama, nuk ka këllqe as të hapë Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Arsyeja ende mbetet e paqartë. 

Pordha propagandistike e radhës: Shtet i Bektashinjve në Tiranë. Njohja e parë nga Njësia Surrel

Postuar në 21 Shtator, 2024 14:12

Në censin e vitit 2011 bektashinjtë e Shqipërisë rezultuan 58 mijë. Në Censin e vitit 2023 ata arritën në 115 mijë, një dyfishim.

Me këtë fryrje demografike, duket se kryeministri Edi Rama, ka menduar të lëshojë pordhën e radhës mediatike: Bektashinjtë do të kenë shtet të tyrin si Vatikani.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi