Ministrat kanë linja të posaçme ushqimi?!

Postuar në 03 Shtator, 2025 20:55

Kroacia kthen pjeshkët me nikel. Ja një lajm që paketon siç duhet Shqipërinë 2030. Nuk është më dukuri sporadike, por linjë pune. Është e qartë tashmë se ne nuk kemi siguri ushqimore dhe pasiguria ka prirjen të përgjithësojë çdo gjë. 

Po vetë ata që qeverisin nuk i druhen kësaj gjëje? Në një intervistê për MCN, eksperti i bujqësisë Eduard Sharka shprehet se ministrat kanë linja të veçanta furnizimi ushqimor

Ministrat dhe pushtetarët kanë gjetur një zgjidhje, ka produkte me porosi për ta. 

Në të gjithë botën pasanikët krijojnë një fermë bio, prodhojnë për veten dhe familjet e tyre, paguajnë njerëz dhe nuk janë të shqetësuar se mund të konsumojnë dhe ata vetë dhe familjarët e tyre nga këto produkte, e kanë sajuar këtë. Nuk kanë problem, mjafton t’iu rritet llogaria në bankë

E vërtetë? Nuk dihet me siguri, por nëse vlerëson evolucionin e plakjes së ministrave kupton se asgjë nuk bëka punë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.