Shpipëri Hesapi

Lindi më 19 janar 2025...

Postuar në 22 Shtator, 2025 13:08

Në faqen e Kryeministrisë figuron tashmë kabineti i ri qeveritar në përbërje të të cilit është edhe Ministri i Shtetit për Inteligjencën Artificiale - Diella. Më poshtë përshkrimi jetësor i ministrit - send: 

Diella lindi më 19 janar 2025 për të lehtësuar me zë, figurë dhe shpejtësi shërbimet online për qytetarët e çdo grupmoshe.

Shërbeu nga janari si Asistente Virtuale e platformës kombëtare e-Albania.

Suksesi i të Keqes!

Postuar në 16 Shtator, 2025 18:57

Sot paradite kryeministri Edi Rama njoftoi që në mëngjes se ishte në Bruksel për hapjen e disa kapitujve për integrimin.

Në drekë u njoftua po prej tij se hapja e grupkapitujve nga Shqipëria përfaqëson një rekord më vete. Sepse janë hapur shumë për një kohë të shkurtër, diçka që Marta Kos, një nga këto zyratret e tipit Mogerini e ka konfirmuar me “befasinë për përkushtimin”.

Më 12 shtator, nis Leqendisja 4 e Shqipërisë

Postuar në 10 Shtator, 2025 18:39

Sot është njoftuar se më datën 12 shtator mblidhet Parlamenti në seancën e parë për legjislaturën e re. Disa media poshtë qeverisë, raportojnë se aty “kryeministri Rama do të prezantojë programin katërvjeçar dhe qeverinë e re”. Për të qeshur! Sidomos termi “program”. Për të qeshur edhe termi qeverisje që nuk është zhargon nëse do të quajmë Leqendisje.

Fjala “Leqendisje” na jepet me këtë kuptim:

Ministrat kanë linja të posaçme ushqimi?!

Postuar në 03 Shtator, 2025 20:55

Kroacia kthen pjeshkët me nikel. Ja një lajm që paketon siç duhet Shqipërinë 2030. Nuk është më dukuri sporadike, por linjë pune. Është e qartë tashmë se ne nuk kemi siguri ushqimore dhe pasiguria ka prirjen të përgjithësojë çdo gjë. 

Po vetë ata që qeverisin nuk i druhen kësaj gjëje? Në një intervistê për MCN, eksperti i bujqësisë Eduard Sharka shprehet se ministrat kanë linja të veçanta furnizimi ushqimor

Ministrat dhe pushtetarët kanë gjetur një zgjidhje, ka produkte me porosi për ta. 

Video/Për në Elbasan, bjerini nga Krraba!

Postuar në 23 Gusht, 2025 17:47

Videoja e marrë në rrjete sociale është një pamje e përditshme. Është dëshmia e pafundtë se ky vend nuk është i saktë, ka diçka të shtrembërt, diku ngec, nuk ka asgjë në rregull vetëm e vetëm për t'ia nxirë jetën njerëzve. Për rrugën në fjalë, këshilla e vetme është: Bjerini nga Krraba!

TV Klan thotë se jemi perla sekrete e Mesdheut, sipas një reviste spanjolle

Postuar në 15 Gusht, 2025 17:54

Televizioni me licencë Kombëtare “Klan” i kushton një kronikë sot, turizmit në Shqipëri. Kronika hyn “te lajmet nga bota” për Shqipërinë, sepse është asgjë më shumë sesa një përkthim i shkurtuar i një shkrimi të një reviste spanjolle, “Hola”, për turizmin këtu.

"Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe, e njohur si ‘Karaibet Evropiane". Ky është titulli. Kaq mjafton, që reportazhi entuziast të merret, punohet, të nxirren planet dhe ja: perla sekrete shkel në Kinostudio.

Një kllloun në pallat parathotë se pallati do kthehet në cirk!

Postuar në 14 Gusht, 2025 19:45

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell sot në vëmendje një shkrim të “Politico” që shkruan për idenë e kryeministrit Edi Rama për të përdorur inteligjencën artificiale në luftën ndaj korrupsionit. Lodra pas kësaj qarkoreje mediatike është e thjeshtë: z. Rama e citojnë të gjithë për inovacionet që sjell. Dhe “Politico” ia bën qokën në të vërtetë:

Të mos harrojmë edhe Pushtët e Pushtetit

Postuar në 10 Gusht, 2025 18:09

Një dukuri e vjetër me një episod të ri. Kështu mund të përshkruhet ajo që ndodh së fundmi në Shqipëri me daljet e kryeministrit Rama që tani i ka shpallur luftë ndërtimeve pa leje dhe madje sot paralajmëroi se shkelësit nuk do të gëzojnë atë që ndërtojnë. Mirëpo në 12 vjet në pushtet, ky individ është parë vazhdimisht me certifikata pronësie në dorë duke bërë pronarë zaptuesit.

Këngën e mbajnë gazetarë dhe analistë që kolaudojnë direktivën si ide mesianike.

Grenell po lahet në Shqipëri - lajm strategjik

Postuar në 06 Gusht, 2025 15:07

Në mesin e viteve ’90 në Shqipëri mbërriti në Vlorë, ish-presidenti i SHBA-së, George Bush, plaku. Pamjet e vizitës së tij gjatë së cilës shoqërohej nga Colin Powell, u transmetua asokohe nga RTSh, si shenjë e një mbështetjeje për qeverinë shqiptare dhe Partinë Demokratike në pushtet. Megjithatë një vizitë e tillë është e painjorueshme në çdo aspekt dhe këtë e di kushdo që ka punuar qoftë edhe dy orë praktikat në ndonjë gazetë.

Video/Tutkunet e PS-së

Postuar në 10 Maj, 2025 15:31

Kanë qenë ministre, na thonë se kanë mbaruar shkolla shumë të mira dhe sërish niveli politik është ky që shohim. Tutkunet e Partisë Socialiste që shpresojnë të ruajnë privilegjet e veta. 

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi