Sëmundja në seancë

Shiheni foton. Ku ta gjesh empatinë, mirëkuptimin, apo edhe të vërtetën aty?! Zorrët të vijnë grykë e të përzihet nga një hipokrizi që edhe burgun e bën të duket se nuk do mbahet më nga neveria. Aktori Ndrenika puth në ballë lëtyrën njerëzore të quajtur si Erjon Veliaj dhe e sheh me ngashërim si viktimë. E kap, e përkëdhel në formën skenike të një Pashakoje të kohës sonë që përcjell Tafilin drejt betejës me dushmanin. Jo Dumanin kuptohet.
Ky akt i neveritshëm që po do të kalohet si punë leshkosh zemërmirë dhe naivë flet më shumë për gjendjen tonë morale se të gjitha hajdutëritë e Edi Avdall-Rrangallës të marra bashkë. Sepse nga pushteti pritet përherë molepsja, ndërkohë që shoqëria shpreson te simbolet morale dhe intelektuale se do të ruhet një rezervë dinjiteti. Mesa duket jo. Është e kotë. Sepse edhe sikur Ndrenika të besonte se Zdroms Lëtyra të jetë engjëlli që po do të shitet, si njeri i skenës do të duhet të kuptonte së paku lojën e dobët të tij në rolin e të pafajshmit.
Një qenie e tillë, një veremli i kësaj përmase, me ndërgjegje virusi dhe shtame infektive, nuk mundet të rehabilitojë dot asgjë mes normalëve. Megjithatë për paradoks, ky rast jep mundësinë të kuptosh se keqardhja shkon te Veliaj që nuk di çfarë të bëjë më për të dalë nga sifoni ku i takon, që nuk po di më sesi të shkojë edhe më poshtë nga krimbi që është dhe neveria për atë tjetrin që as ia vlen ta kujtosh se ekziston.
s.zaimi

Comments
Zoti Zaimi, je i rralle ne
Zoti Zaimi, je i rralle ne pershkrimin e ketyre skenave neveritese.
Paska ngrene edhe Roberti torte me legen diten e Pavaresise qe po e vjell me dashuri mbi ballin e Erionit.
Add new comment