Putheni edhe në bythë po të doni po nuk na ndryshoni dot mendjen se ç'a është dhe jeni

Puthja e Bertit ka marrë avokatinë maksimale. Ajo është një puthje njerëzore, e një autoriteti. Ne e urrejmë Zdromsin, ne jemi pa din, ne nuk kemi asnjë skrrupull. E shkruan pak a shumë këtë Mero Baze. Obobo! Standardi i gazetarisë "ç'a pashë unë te shtëpia e Berishës 10 vjet më pas e pasi Berisha më bëri topin". Po pranohet, se edhe Mero Baze mund të bjerë në dashuri me të vërtetën. Sidomos pasi na zbuloi se është poet.
E shkruan Frrok Çupi. O nëne, o nëne, o nëne. Një njeri që me çdo tekst ngjan se e ka si Darka e Fundit për subjektin. Njē gazetar i shkrimeve gotike që parathonë se kudo mund të mbijetojë makabrja. E kanë mbrojtur shumë sot buzën e Robert Ndrenikës mbi ballin prej idealisti të larvës Erjon, pa dashur asnjëherē të thonë: a është hajdut ky?
Hajdut, hajdut. Nga ata që vjedhin. Edhe kohën, edhe skenën, edhe vëmendjen. Pa asnjë meritë. Nëse nuk e dinë atëherë le ta puthin të gjithë, në ballë e ku të duan. Madje për sugjerim Burgjeve: jepini një ditë në javë kërmës Veliaj të nxjerrë bythën e të vejë ta puthë kush të dojë!
s.zaimi

Comments
Po ky nuk eshte as Amerikan
Po ky nuk eshte as Amerikan mor Zot qe t'a adhurojne kaq shume?!
Para disa muajsh Milaim Zeka deklaroi ne studio se: " po ta urdherojne nga departmenti i Amerikes qe te mos fleje me gruan nje jave, une nuk flej nje muaj"! Milaimi nenkuptoi se: " po tia kerkonin nje jave, ky ia jepte nje muaj,". Pasi shume here hiqet patriakal dhe, kosovaret ne pergjithesi e trajtojne gruan si mall, prone te tyre.
Veliaj, para se te nxjerri sumen ne dritare per tia puthur fansat, duhet te veshi breket e Ajoles, vetem keshtu fansat do t'i shtohen dhe ne vend te puthjes do ia lepijne, i pari do te jete Milaim Zeka. Pasi, Eri si evangjelist qe eshte, duket si Amerikan, native American.
P.S
Zoti Zaimi; te pergezoj per shkrimet qe hedh here pas here. Je nr 1 ne analiza
Paragjykimet nuk (te) bejne
Te pergjithesosh nuk eshte mire, e aq me pak kur e merr per bazë Milaim Zeken, krejt kashte temes se lajmit.
Edhe ky dallimi Kosove - Shqiperi me shume duket sherim kompleksi personal se ka te beje me dallime shoqerore. Na i kurseni frustrimet personale ndaj kujtdo qofte ne keshtu rastesh, ani se "inercioni" per te shkruar mbi to po duket i larte.
Te zesh mat Robert Ndreniken
Te zesh mat Robert Ndreniken per cfare ben nuk do shume mund, i shkreti (mbase jo krejt per faj te tij) per 20-30Euro ben cte duash e thote c'te duash. Cike moshe e ka, cike rrjedhje vaji ka, mendon se meriton me shume po rraca Lalit nga te paret, nuk i dha me shume. Mos ju duket shume e cuditshme nese e ka porosit vete, hajde ma puth pak ballin. nje qindshe i duhet Bertit.
Une nuk do merresha shume me te e sojin e tij
Tjeter pazar pastaj Mero me blogun e tij, apo me keq akoma, Frroku, qe e filloi me PP, u be me PD direkt pas themelimit, pastaj la PD per PS, pastaj perseri la PS per PD, prap la PD per LSI, pastaj la LSI per PS. Dhe akoma ka xhaketen e PP-se. Asnjeri si dha me shume se per nje kemishe, e leke sa te bleje nje xhakete te re s'kish.
Rasti i Bazes, meqe e
Rasti i Bazes, meqe e permendet ne shenim, eshte ilustrues per fenomenin ne pergjithesi. Sapo Berisha u rikthye ne pushtet, mendoi te bente para ( e meritonte, sipas tij, meqe i kishte sherbyer aq shume!); Berisha nuk ia plotesoi endrren, dhe ja ku eshte tani: e shan diteperdite ne portalin e tij dhe ku te mundet. Keshtu jane te gjithe keta; gjithcka eshte per para. Ndrenika e puth ne balle, se mund te jete bamiresuar (patjeter qe po ) nga Kryehajduti i Tiranes. Periudha nga viti 2013 e deri me sot, mund te thuhet se eshte koha e pasurimit te shume gazetareve, analisteve, artisteve dhe aktivisteve te shoqerise civile. E gjithe kjo ka qene dhe eshte pjese e planit te korruptimit te cdo zeri me ndikim te konsiderueshem ne opinionin publik, si nje aspekt i strategjise per kapjen totale te shtetit. Ja nje krahasim i thjeshte dhe shume domethenes: ne kohen e Berishes mediat kryesore ishin ndare me dysh, por Top-i dhe Vizioni qe kishte Rama ne opozite ishin me te shikuara se RTSH-ja dhe Klani qe ishin me pushtetin; shumica e analisteve te njohur ishin kunder Berishes ne pushtet dhe studiot televizive gjellinin nga debatet e ashpra pro dhe kunder; sot shumica e tyre jane mbeshtetes te RAmes ne pushtet dhe studiot televizive shurdhojne ne te shara ndaj Opozites dhe liderit te saj; ne kohen e BErishes kishte shume aktiviste te shoqerise civile, qe dilnin pothuaj cdo nate neper ekranet televizive, qofte edhe per shqetesimin me te vogel, prsh, per nje gardh tek Presidenca; sot ne kohen e RAmes eshte harruar edhe togjaleshi Shoqeri Civile; ne kohen e Berishes shume "artiste te medhenje" si Ndrenika ankoheshin per pensionin dhe per moskujdesin qe tregonte qeveria berishiste per eliten e kombit ( elite e kombit aktoret!!!); sot te rralle jane ata qe ankohen; nje pjese madje jane bere edhe investitore strategjike ne pleqeri te thelle...
Pse?!- Sepse jane korruptuar nga pushteti. Keshtu kur i permend me radhe duken si shume. Jo nuk jane; jane aq sa i duhen pushtetit per te heshtur zerat kunder, te pakten deri ne ate mase, sa te shurdhoje ata te rrallet e tille.
Ne raste te tilla ( ashtu si per kapjen e GJK, Presidences, Drejtesise, Biznesit te madh, mediave) une them shprehjen standard: Berishen mund ta akuzosh per shume gjera, por kurre se u mundua te korruptonte cdo ze kunder; perkundrazi, ne kundershtim madje edhe me parimet elementare te PR-it, grindej me ta, ndonjehere edhe ashper dhe krejt pa kuptim. Krahasojeni tani me kete Monstren qe qeveris sot! Pasi ka korruptuar dhe nenshtruar cdo institucion ne Shqiperi, ka vazhduar me ambasadore, politikane dhe diplomate te huaj! Monster e shkuar monstres...
Add new comment